Categories
Lajme

Çduhet të bëj ai që nuk ka mundësi të shkojë në Haxh?

“Kush s’ka mundësi të ndalet ne Arafat, le të ndalet tek kufijte e Allahut që i dinë.

Kush s’ka mundësi të flejë në Muzdelife, le të flejë duke iu nënshtruar Allahut që ta afrojë.

Kush s’ka mundësi për therrjen e kurbanit ne Mina, le ta therrë epshin e vet që të arrijë nimetet.

Dhe kush s’ka mundësi që të arrijë tek Shtëpia (Qabja), le t’ia mësyjë Zotit të Shtëpisë, sepse Ai sigurisht është më afër tij se damari i qafës”.

Ibën Rexhebi

Categories
Lajme

A vlen një kurban për një person apo për një familje?

Pyetje: Selam alejkum hoxhe i nderuar. Si qendron puna me kurbanat (dele, dash), nje kurban a vlen per nje person apo per nje familje? Dhe per te vdekurit kur duhet te pritet kurbani diten e bajramit apo me para? Zoti ju shperblefte me Xhenetin Firdeus.

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari: Në kurbanin e madh (deve apo lopë), mund të marrin pjesë shtatë persona. Thotë Xhabiri (radijallahuanhu): “Kemi therrur me Pejgamberin (salallahu alejhiveselem) në vitin e Hudejbijes një deve nga shtatë vetë dhe një lopë nga shtatë“. (Transmeton Muslimi)

Së dyti: Në kurbanin e vogël (dele), në:

-Pagesë, nuk mund të marrin pjesë më shumë se një person. Kështuqë nuk mund t’i tubojnë të hollat disa persona, që të therrin një dele për kurban. Por pagesën duhet ta bëjë vetëm një person.

-Shpërblim, mund të merr pjesë e gjithë familja e atij që therr kurban, sado e madhe që të jetë ajo. Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) në therrjen e një kurbani (dele) tha: “Bismilah, o Zot pranoje këtë prej Muhamedit, familjes së Muhamedit dhe umetit të Muhamedit (salallahu alejhiveselem)“. (Transmeton Muslimi)

Kështuqë lejohet në shpërblim të marrin pjesë edhe të tjerët, duke bërë nijet therrësi i kurbanit edhe për ta. Thotë Ebu Ejub El-Ensarij (radijallahuanhu): “Në kohën e Pejgamberit (salallahu alejhiveselem) therrte njeriu një dele, për të dhe për familjen e tij“. (Transmeton Maliku, Ibn Maxheh dhe Tirmidhiu, dhe thotë se hadithi është i vërtetë)

Së treti: Therrja e kurbanit për të vdekurit nuk është prej sunetit dhe një gjë të tillë nuk e ka vepruar Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) dhe sahabet.

Por, disa prej dijetarëve duke e llogaritur atë lëmoshë për të varfërit dhe duke e ditur se shpërblimi i lëmoshës u arrinë të vdekurve, e kanë lejuar therrjen e kurbanit për të vdekurit dhe shpërndarjen e mishit të tij të varfërve, me qëllim që shpërblimi t’i arrijë të vdekurit.

Kështuqë, therrja e kurbanit për të gjallët është më e mirë dhe më me vlerë, por nëse therret kurban për dikë prej të vdekurve, atëherë ajo mund të bëhet para apo pas Bajramit, duke mos caktuar dhe dalluar ndonjë ditë për të. (Thënia – kurban për të vdekurit, nuk nënkupton që therrja e kurbanit të bëhet për të vdekurin, ngase kurbani therret vetëm për Allahun dhe për askënd tjetër, porse shpërblimi i shpërndarjes së mishit të tij t’i arrijë të vdekurit).

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Categories
Lajme

BIK-u kundërshton vendimin e Qeverisë: Kurban Bajrami do të falet në të gjitha xhamitë e Kosovës!

Qeveria e Kosovës të martën, ndër shumë vendimet për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, mori edhe atë që ndalon pjesëmarrjen fizike të qytetarëve në të gjitha ceremonitë fetare në Kosovë.

Por, sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Ahmet Sadriu, thotë se këtë të premte do të falet Kurban Bajrami.

“E keni komunikatën e ditës së hënë, nuk ka ndryshim nga ajo që është thënë në atë komunikatë”, ka thënë ai të mërkurën për KOHËN.

E lidhur me vendimet e fundit të Qeverisë, ai thotë se në to nuk specifikohet se ndalohet falja e namazit të Kurbanit Bajramit.

BIK-u të hënën kishte vendosur për faljen e Kurban Bajramit me disa kufizime, si për shembull që në këtë ceremoni të marrin pjesë jo më shumë se 50 persona, të respektohet distanca si dhe të mbahet maska.

Në pikën 16 të vendimeve të Qeverisë për masat e reja për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, thuhet: “Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.