Categories
Lajme

Ky është punëtori i postës që dyshohet se i përvetësoi paratë e ndihmave sociale në Gjilan


U raportua dje se një punëtor i Postës së Kosovës në Gjilan është a rrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se përvetësoi mjete financiare të 16 personave në vlerë prej 1700 euro, të cilët ishin përfitues të ndihmave sociale mujore.

Ish-punëtori i postës, të cilin e përjashtoi ky institucion pas këtyre dyshimeve, është 41 vjeçari, Bujar Murtezi nga Gjilani. Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se i dyshuari, si zyrtar i sportelit të postës në Gjilan, është denoncuar në Polici nga menaxheri regjional i kësaj poste, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën p enale “përvetësim në detyrë”.

Të njëjtit sinjalizues njoftojnë se në Polici janë intervistuar tre dëshmitarë, të cilët kanë deklaruar se mjetet financiare për muajin tetor nuk kishin arritur t’i tërhiqnin, pasi që të njëjtat dyshohet se janë përvetësuar nga i dyshuari, Bujar Murtezi.Me urdhër të pr okurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *