Categories
Lajme

Perse duhet te martohesh?

Martesa dhe rëndësia e saj

Allahu, nëpërmjet Islamit (me këshillat, rregullat e mësimet e tij) ka rregulluar jetën e njerëzve në përgjithësi, në çdo aspekt, si: në aspektin individual, familjar, shoqëror, material, e jo vetëm në aspektin shpirtëror. Allahu krijesat (në përgjithësi) i ka krijuar në çift. Jo vetëm te bota e njerëzve, por edhe te bota e kafshëve, e bimëve dhe në gjithçka. Allahu thotë:

“Dhe nga çdo gjë, Ne kemi krijuar dy palë, në mënyrë që ju të vini veshin!” Dharijat 49.

Që të vazhdojë lloji i njeriut në tokë, Allahu ka bërë ligj shtimin, lindjen, shumimin, përmes afrimit e bashkimit të dy gjinive, mashkullit dhe femrës, dhe që nyje lidhëse mes tyre të jetë dashuria e mëshira, siç ka thënë në Kuran.

“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” Rum 21.

Të gjithë njerëzit kanë një fillim, një paraardhës, që është Ademi alejhi ue selem, prej brinjës të të cilit Allahu krijoi nënën e njerëzimit Havanë. Të gjithë njerëzit kanë një pikënisje. Nga këta të dy, çift mashkull e femër, pastaj Allahu ka krijuar shumë meshkuj e femra. Allahu thotë:

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra.” Nisa 1.

Nuk ka formë tjetër për shtimin e njerëzve përveç martesës, çiftëzimit, në mënyrë që njerëzimi të shumohet.

Janë dy forma të shtimit të njerëzve:

-lidhja e ndershme, fisnike, e moralshme, që njihet me emrin martesë. Martesa është afrimi mes njerëzve (mes çifteve), një bashkim i ndershëm, i moralshëm, faqebardhë.

-lidhja e pandershme, e ulët, e shfrenuar, e parregullt, që shkakton shkatërrimin e individëve, familjeve dhe shoqërisë.

Allahu e ka bërë ligj shtimin e njerëzve përmes çiftëzimit të gjinive të kundërta, nën një martesë të shëndoshë (mes mashkullit e femrës), të pastër, nën një bashkim të ndershëm, e jo përmes formave të tjera të cilat Ai i ka ndaluar. Përveç

martesës që është e moralshme, çdo gjë tjetër pas saj është e pamoralshme, ngase bien ndeshë me mësimet e udhëzimet e Krijuesit të njerëzimit.

Allahu i nxitë njerëzit për martesë, ku për këtë do të përmendim disa argumente. Fillimisht themi se martesa është praktikë e të gjithë Pejgamberëve. Allahu thotë:

“Vërtet, edhe para teje Ne kemi sjellë të dërguar, të cilëve u kemi dhënë gra dhe pasardhës.” Rad 38.

Allahu gjithashtu thotë:

“Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat…” Nahl 72.

Dhe thotë:

“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” Rum 21.

“ Allahu ka ma rë për oblig im të ndihmojë tre persona …” , prej tyre përmend: ” ….dhe a të që martohet për ta rua jtur nderin e tij.” Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibnu Maxheh.

Allahu thotë:

“Në të vërtetë, shumë priftërinj dhe murgj përlajnë pasurinë e njerëzve pa të drejtë dhe i largojnë ata nga rruga e Allahut. Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm.” Teube 34.

Sahabët ishin në një udhëtim me Pjegamberin salAllahu alejhi ue selem dhe biseduan se ky ajet ka zbritur për arin dhe argjendin dhe thanë: “Sikur ta dinim se çfarë pasurie tjetër ka e të cilën mund ta arrijë (fitojë) njeriu!” Atëherë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem iu thotë:

“(Pasuria më e madhe që ka njeriu është) Një gjuhë e cila e përmend Allahun va zhdimisht, një zemër falënderuese (ndaj të mira ve të Allahut) dhe një grua besimtare që e ndihmon burrin në besim in e tij.” Imam Ahmedi, Ibnu Maxheh dhe Tirmidhiu.

Dhe një hadith tjetër përmenden llojet e lëmoshës, e prej tyre përmend se edhe në marrëdhëniet intime mes bashkëshortëve ka lëmoshë. Sahabët e pyesin se si ka lëmoshë në këtë rast dhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem me shembull praktik iu thotë:

“N ëse do ta shfrynte epshin në nda lesë a ka m ëka t? N ja shtu, kur e shfryen epshin në lejesë (në ha lla ll, në m a rtesë) ka shpërblim .” Muslimi

Në një hadith tjetër tregohet se një i ri vjen te i Dërguari salAllahu alejhi ue selem dhe i kërkon t’ia lejojë imoralitetin. Atëherë i thotë:

“A do doje të bënte dikush imoralitet me nënën tënde, me hallën tënde, me motrën tënde, m e va jzën tënde?” Që të gjitha nuk i pranon (thotë “jo”). Imam Ahmedi.

Shejkh Abdurrezak el Bedr komenton: “Të bëjmë krahasim mes këtij djali të kohës së të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe një djaloshi të kohës së sotshme. Atëherë nuk ka pasur as internet, as TV etj., e megjithatë ka rënë në sprovën (joshjen) e imoralitetit. Po të rinjtë e sotshëm ku janë? Nëse nuk kemi mëshirë e kujdes duke i ruajtur fëmijët, vëllezërit e të afërmit tanë nga kjo sprovë, vAllahi kjo është sprovë e madhe dhe sot është mundësia e rreziku më i madh që të bien në të sesa në atë kohë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *