Deklarata ‘bo.mbë’ për ndarjen e Kosovës, kërkohet urgjentisht shkarkimi i Hashim Thaçit

“Duke mos e shkarkuar Thaçin çështja e ndarjes së Kosovës fiton në dimension dhe detyre e ka Klan-Kosova për të propaganduar teorinë e tillë. Këtu prinë matrapazi mendjemadh dhe anti shqiptari Baton Haxhiu, i caktuar nga forcat e brendshme dhe të jashtme dhe i përkrahur ai po vazhdon me teorinë e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Këtu kanë përgjegjësi edhe organet e ndjekjes, sepse një medium që e propagandon ndarjen e copëtimin e Kosovës, duhet të kapet në përgjegjësi dhe autori të dë.nohet edhe penalisht”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.
Zëvendëskryeministri i dytë i Kosovës, Haki Abazi është shprehur se ka aktorë në Kosovë që po tentojnë të rihapin çështjen e shkëmbimit të territoreve në dialogun me Serbinë.

“Shqipëria duhet të na ndihmojë që të mos hapim tema të shkëmbimit të territoreve. Mendoj se ka tentime që të rihapet si çështje për të sfiduar qeverinë e re, jo nga Shqipëria, por nga aktorë në Kosovë.

Unë them se nuk e meriton Kosova që të bisedohet me Shqipërinë apo Shqipëria me Kosovën nëpërmjet individëve si Baton Haxhiu

. Duhet t’i ngremë marrëveshjet tona në nivel institucional, dhe të kufizuara brenda interesit kombëtar”, deklaroi Abazi.

E lidhur me këtë, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi thekson se ky është një alarm serioz për Kosovën, që duhet të kundërshtohet me të gjitha mjetet.

E për ta nxjerr jashtë rendit të ditës një opsion të tillë, sipas Kelmendit do të duhej iniciuar që tani nismën parlamentare në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Hashim Thaçit nga pozita e të parit të shtetit.

admin