Categories
Sport

Mrekullia që ndodh kur dëgjon Kuranin

Valët e zërit nga recitimi i Kur’anit të Shenjtë aktivizojnë qelizat e trupit dhe shërojnë sëmundjet posaçërisht sulmin në zemër dhe kancerin.

Allahu thotë: Kur lexohet Kur’ani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë. (7:204)

A e keni ditur?

Dëgjimi i Kur’anit të Shenjtë për tre orë çdo ditë e rritë sistemin tuaj të imunitetit, e mbron zemrën dhe trurin tuaj, dhe i ri-programon qelizat tuaja …

Valët e zërit nga recitimi i Kur’anit të Shenjtë aktivizojnë qelizat e trupit dhe shërojnë sëmundjet posaçërisht sulmin në zemër dhe kancerin.

Allahu thotë: Allahu thotë: Kur lexohet Kur’ani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë. (7:204)

TË FSHEHTAT E MREKULLIVE TË KURANIT

Categories
Sport

Lutja madheshtore e dite se Arafatit

Pyetje: Në ditën e Arafatit çfarë dhikri duhet të bëjë nga ajo që është transmetuar në lidhje me të?

Përgjigje: I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit, dhe lutja më e mirë është lutja që e kam thënë unë dhe profetët para meje.”1

“La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shej’in kadir.” Le t’i shtojë lutjet dhe po ashtu këtë lutje madhështore, këtë fjalë të teuhidit (la ilahe ilAllah), në këtë ditë madhështore.”
______________________________________________

1 Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët. Imam Albani e ka bërë hasen në ”Sahih et-Tirmidhi” 3/184 dhe në ”Silsileh Ehadith es-Sahihah” 4/6.

Categories
Lajme

Çfarë do të thotë të shikosh gjarprin në ëndërr?

Gjarperi eshte armik i fshehur ai qe lu fton me te ne enderr do ndreqet me armikun dhe do i marre ate qe do.

Nese e vret gjarperin fiton ndaj ketij armiku por nese gjarpri e kafshon atehere armiku do te fitoje nga ai aq sa e ka kadshuar.

Nese ha prej mishit te tij ka per te perfutuar pasuri nga armiku dhe kjo do i jape lumturi dhe gezim.

Nese sheh gjarper te ngordhur ai eshte armik prej te cilit Zoti e ka ruajtur pa lodhje e as mundim prej tij.

Ibn Kutejbe ne liberin Tabir er Rua

Categories
Lajme

Kush e thotë këtë dua katër herë, Allahu do ta shpëtojë atë ditë nga Zjarri.”

175 shkaqe per te hyre ne Xhenet.
Shkaku i tetë:
Ai që dëshiron të shpëtojë nga zjarri

Ka thënë Profeti alejhi selam: Ai i cili thotë në mëngjes:
Të lutem o Allah! Unë u gdhiva, dëshmoj për Ty dhe mbajtësit e Arshit Tënd, melekët e Tu dhe të gjitha krijesat e Tua, se vërtetë Ti je Allahu i Vetëm dhe i Pashok dhe dëshmoj se Muhamedi (alejhi selam) është robi dhe i dërguari Yt.

Kush e thotë këtë dua katër herë, Allahu do ta shpëtojë atë ditë nga Zjarri.”

(Ebu Daudi)

Categories
Lajme

Gruaja në Xhennet

Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe nderimet e Tij qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Unë kur pashë një numër të madh pyetjesh që vinin nga gratë që u interesonte gjendja e tyre në Xhennet, dhe çfarë i prêt atje e pashë të arsyeshme të mbledh disa çeshite të dobishme. Këto çështje do të dalin më mirë në pah kur të përmendim argumentet e sakta si dhe fjalët e dijetarëve tanë, prandaj duke i kërkuar ndihmë Allahut them:

(1) Nuk u mohohet e drejta grave kur pyesin se çfarë do të ndodhë me to në Xhennet, për begatitë dhe llojet e shpërblimeve, për shkak se shpirti i njeriut mendon thellë për të ardhmen dhe fatin e tij. Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, nuk ua mohonte këto pyetje shokëve të tij rreth Xhenetit dhe gjërave që ekzistojnë në të. Ka ndodhur që ata ta kenë pyetur: “Si janë shtëpitë e ndërtuara në xhenet?” Ai u është përgjigjur: “Një tullë prej ari dhe një tjetër prej argjendi…” Dhe një here tjetër ata e pyetën: “O i dërguari i Allahut! A do kemi mundësi tu afrohemi grave tona në xhenet? Ai u tha: “Po sigurisht!”

(2) Shpirti i njeriut – qoftë mashkull apo femër – kur përmendet Xheneti dhe kënaqësitë e tij përmallohet dhe ngazëllehet. Kjo në fakt është gjë e mirë me kusht që këto të mos mbeten thjesht dëshira të pavlefshme pa ia bashkangjitur punët e mira sepse Allahu i Madhëruar u thotë besimtarëve: “Ja, ky është Xheneti që ju është dhënë në trashëgim për atë që keni bërë.” [Zuhruf; 72]. Përmallini shpirtrat tuaj me gjërat që janë në Xhenet dhe jepni për këtë fakte praktike.

(3) Xheneti dhe kënaqësitë e tij nuk janë specifike vetëm për burrat, përkundrazi është “I përgatitur për të devotshmit.” [Al-Imran; 133].Pra është përgatitur për të dyja gjinitë siç na tregon All-llahu i plotfuqishëm duke thënë: “Dhe kushdo që bën vepra të mira, qoftë ai mashkull ose femër, duke qenë besimtar, do të hyjë në Xhenet dhe nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.“[Nisa;124].

(4) Gratë nuk duhet të shqetësohen kaq shumë duke pyetur dhe hulumtuar se si do të hyjnë në xhenet, çfarë do të bëhet me to? Ku do të shkojnë etj sikur ato po shkojnë drejt një shkretëtire vdekjeprurëse. Mjafton që ajo të dijë se me të hyrë në xhenet asaj i zhduken të gjitha mjerimet dhe problemet që ka kaluar duke iu kthyer në një lumturi të përhershme. Kthehet në pavdekësi, e për këtë i mjafton fjala e Allahut të Madhëruar kur flet për Xhenetin duke thënë: “Aty nuk do t’i mundojë lodhja e prej aty kurrë nuk do të dëbohen.” [Hixhr; 48]. Si dhe në fjalën e Tij që thotë: “Aty do të ketë çfarë t’ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin dhe atje do të qëndroni përgjithmonë.“[Zuhruf; 71]. Po para së gjithash i mjaton fjala e Allahut të madhëruar që thotë: “Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë.” [Maide; 119].

(5) Kur Allahu përmend kënaqësitë e ndryshme të xhenetit në llojet e ushqimeve, peizazhet e bukura, veshjet dhe shtëpitë e rehatshme kjo në fakt i përmbledh të dyja gjinitë (meshkujt dhe femrat) pra të gjithë do ti shijojnë ato që u përmendën mësipërm.

Mbetet të themi: Allahu i ka joshur burrat për xhenetin duke u përmendur hyritë dhe gratë e bukura por një gjë e tillë nuk është përmendur për gratë gjë e cila shtyn ndonjërën që të pyes rreth arsyes?! Përgjigjja është:

1 – Allahu i Madhëruar: “Nuk mund të pyetet për atë që punon, kurse ata do të pyeten.” [Enbija; 23]. Por nuk ka ndonjë problem që të nxjerrim urtësitë që lidhen me këtë pyetje nëpërmjet teksteve legjislative dhe parimeve islame prandaj them:

2 – Natyra e grave është turpi – siç është e njohur – prandaj Allahu i Madhëruar nuk i josh ata për gjëra prej të cilave ato kanë turp.

3 – Ashku i burrave ndaj grave nuk është i njëllojtë me ashkun që gratë kanë ndaj burrave – siç dihet – për këtë arsye Allahu i Madhëruar i joshë burrat duke u përmendur gratë e xhenetit për të vërtetuar edhe më tej fjalën e Profetit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, që thotë: “Nuk kam lënë pas meje sprovë më të dëmshme për burrat se gratë.” E përcjell Buhariu. Ndërkohë që gruaja është e dhënë më shumë pas zbukurimeve, rrobave bizhuterive se dhënia e saj pas burrave sepse në këtë natyrë është krijuar. Allahu i Madhëruar thotë: “Vallë, a është ajo që rritet në stoli.” [Zuhruf;18].

4 – Shejh Ibn Uthejmin thotë: “Allahu i Madhëruar përmendi gratë për burrat sepse burri është ai që e kërkon gruan e që e dëshiron atë, dhe kjo është arsyeja që përmenden gratë për burrat në Xhenet. Ndërsa heshtja dhe mos përmendja e bashkëshortëve që do të kenë gratë nuk do të thotë se ata nuk do t’i gëzojnë ata, përkundrazi ata do të kenë bashkëshortë nga bijtë e Ademit.”

(6) Gratë në këtë botë kanë këto situata:

1 – ose vdesin para se të martohen.

2 – ose vdesin pasi që janë divorcuara e para se të martohen me një tjetër.

3 – ose është e martuar, por burri i saj nuk hyn në Xhennet me të – Allahu na ruajt!

4 – ose vdes pas martesës.

5 – ose i vdes burri dhe ajo qëndron ashtu pa u martuar deri në vdekje.

6 – ose vdesë burri, e pas kësaj ajo të martohet me një burrë tjetër.

Këto janë situatat e grave në këtë botë dhe secili rast korrespondon me atë që e pret në Xhennet:

1 – Gruaja që ka vdekur para se të martohet këtë e marton Allahu në xhenet me një burrë të kësaj bote. I dërguari i Allahut ka thënë: “Në xhenet nuk do ketë të pamartuar.” Shejh Ibn Uthejmin thotë: “Nëse ajo nuk martohet në këtë botë, All-llahu i plotfuqishëm do e martojë me atë që do t’i kënaqet syri në Xhenet. Kënaqësitë në xhenet nuk janë të kufizuara vetëm për meshkujt përkundrazi ato do ti shijojnë meshkujt dhe femrat ku mes të tjerash, është dhe martesa.”

2 – E njëjtë me të parën është ajo grua që vdes duke qenë e ndarë nga burri i saj.

3 – E njëjtë me të parën është dhe ajo grua burri i së cilës nuk hyn në xhenet. Shejh Ibn Uthejmin thotë: “Nëse gruaja është prej banorëve të xhenetit dhe nuk është martuar apo kur burri i saj nuk është prej xhenetlive, ajo kur të hyjë në xhenet aty do të gjejë burra që nuk ishin të martuar në këtë botë dhe martohet me ndonjërin prej tyre.”

4 – Gruaja që vdes pas martesës do jetë në xhenet me burrin e saj tek i cili ka vdekur.

5 – Gruas që i vdes burri dhe mbetet e pa martuar deri sa të vdesë ajo do të jetë bashkëshortja e burrit të saj në xhenet.

6 – Gruas që i vdes burri e më pas ajo martohet me një tjetër ajo do të jetë me burrin e fundit me të cilin është martuar sado qoftë numri i tyre. Kjo duke u bazuar në fjalën e Profetit alejhi selam që thotë: “Gruaja i përket burrit të saj të fundit (me të cilin martohet).” E përcjell Shejkh Albani në “Vargu i Haditheve të Sakta”.

Si dhe duke u bazuar në fjalën e Hudhejfes që thotë: “Nëse do të jesh gruaja ime në xhenet mos u marto pas vdekjes sime sepse gruaja në xhenet do të jetë me burrin e saj të fundit që kishte në këtë botë.” Kjo ishte dhe arsyeja që Allahu ua ndaloi grave të Profetit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, të martoheshin pas vdekjes së tij sepse ato do të jenë gratë e tij në Xhenet.

Dikush mund të pyes: “Gjatë lutjes që bëjmë në namazin e xhenazes themi: Jepi një burrë më të mirë se burri që kishte!” Por nëse ajo ishte e martuar si mund të lutemi në këtë formë ndërkohë që e dimë se burri i saj në këtë botë do të jetë bashkëshorti i saj edhe në atë botë? Nga ana tjetër nëse ajo nuk ishte e martuar atëherë ku mbetet burri i saj?

Kësaj pyetje i është përgjigjur Shejh Uthejmini duke thënë: Nëse ajo (XHENAZEJA) nuk ishte e martuar, atëherë qëllimi i lutjes për një burrë më të mirë është për atë burrë që do të ishte i saj nëse ajo do të jetonte. Por nëse ajo ishte e martuar lutja konstaton për një burrë më të mirë në cilësi pra më të mirë në cilësi se ato që kishte (BURRI I SAJ) në këtë botë. E themi këtë sepse ndryshimi do tu ndodh objekteve dhe ndryshim do të pësojnë edhe cilësitë (e njeriut etj). Siç thuhet në fjalën e Allahut: “Ditën, kur Toka do të ndërrohet me tokë tjetër, por edhe qiejt.” [Ibrahim; 48]. Pra është e njëjta toka por është shtrirë, edhe qiejt janë po ato por janë çarë.

(7) Në një hadith të saktë Profeti, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoshin mbi të, u ka thënë grave: “Kam parë të jeni shumica e banorëve të zjarrit.” Ndërsa në një hadith tjetër ai thotë: “Banorët më të pakët në xhenet do jenë gratë“. E përcjellë nga Buhariu dhe Muslimi. Gjithashtu në një hadith të saktë tjetër thuhet se: “Çdo burrë i kësaj bote që hyn në xhenet do ketë dy gra” – pra të kësaj bote. Dijetarët kanë rënë në polemika në përshtatjen e transmetimeve të mësipërme pra a janë gratë më shumë në xhenet apo në zjarr?

Disa prej tyre thanë: ” Gratë janë banorët më të shumtë në Xhennet dhe po ashtu në zjarr për shkak të numrit të madh të tyre. Kadi Ijad thotë: “Femrat janë pasardhësit më të shumtë të Ademit”.

Disa të tjerë thanë se: “Gratë do jenë banorët më të shumtë të zjarrit kjo bazuar në hadithet e përmendura më lart. Gjithashtu ato do jenë më të shumta në numër në xhenet kur të bashkohen me hyritë kështu që në numër bëhen më shumë se burrat. Disa të tjerë thanë: ata do jenë shumica e banorëve të zjarrit fillimisht por më pas do jenë shumica e banorëve të xhenetit pasi të dalin nga zjarri – pra muslimanet.

Kurtubiu, duke komentuar fjalën e Profetit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, që thotë: “Kam parë të jeni shumica e banorëve të zjarrit.” Shprehet: “Kjo ka të ngjarë të ndodhë në kohën kur ato janë në zjarr, por pasi do kenë dalë nga zjarri me mëshirën e Zotit dhe ndërmjetësimin e të mos mbesë asnjë që dëshmon La ilahe ila Allah atëherë gratë do jenë më shumë në numër në xhenet.”

E rëndësishme është që gruaja të ketë kujdes e të mos bëhet prej banorëve të zjarrit.

(8) Kur gruaja hyn në Xhennetin e Zotit të saj, Allahu ia rikthen rininë dhe virgjërinë e saj. Kjo duke u bazuar në fjalën e Profetit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, që thotë: “Në xhenet nuk do ketë të moshuar.” Allahu kur i fut në xhenet i kthen në virgjërinë e tyre.

(9) Në disa transmetime thuhet se gratë e kësaj bote në xhenet do jenë shumë më të bukura se hyritë dhe kjo në varësi të adhurimit që ato bënin në këtë botë.

(10) Ibn Kajim thotë: Çdokush pengohet që t’i afrohet familjes së tjetrit në xhenet.

Categories
Lajme

Mënyra e vizitës në varreza

Përsa i përket formës së vizitës që përputhet me Sheriatin, ajo bëhet duke përshëndetur të vdekurin dhe duke e lutur Allahun për të. Pra, afërsisht si namazi i xhenazes. Pejgamberi (paqja,shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij.) i mësonte shokët e tij që kur të vizitonin varret të thoshin: “Paqja e Allahut qoftë mbi ju o banorë besimtar të këtij vendi. Edhe ne me urdhërin e Allahut, kur të vijë përcaktimi i Tij, inshaAllah me ju do të rradhitemi. Allahu mëshiroftë prej nesh dhe prej jush ata që kanë ikur para dhe ata që do të vijnë më pas. Lusim Alahun për ne dhe për ju që të na ruajë nga çdo gjë. O Allah! Mos na e ndalo shpërblimin e tyre dhe mos na sprovo pas tyre.”

Është transmetuar prej pejgamberit (paqja,shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij.) se ka thënë: “Çdo njeri që kalon në varrin e një njeriu të cilin e njihte në këtë botë dhe e përshëndet atë, atëherë Allahu ia kthen shpirtin atij derisa t’ia kthejë atij përshëndetjen.”

Allahu i Lartmadhëruar e shpërblen të gjallin nëse lutet për të vdekurin besimtar, ashtu sikurse e shpërblen atë nëse i fal atij xhenazen. Prandaj Allahu i Madhëruar e ndaloi pejgamberin (paqja,shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij.) që të bëjë një gjë të tillë me munafikët (hipokritët të cilët shfaqin besimin dhe fshehin mosbesimin). Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe kurrë (o Muham-med) mos (fal xhenaze) për ndonjë prej atyre (hipokritëve) që vdes dhe as mos rri tek varri i tij.” [Et-Teube: 84]

Tek vizita që është në përputhje me Sheriatin, nuk ekziston ndonjë nevojë e të gjallit që t’ia paraqesi të vdekurit, as nuk kërkon prej tij dhe as nuk e merr atë për ndërmjetës, madje në të ekziston dobia që kryhet nga i gjalli për të vdekurin siç duket qartë kjo gjë tek namazi i xhenazes. Allahu i i Madhëruar e mëshiron këtë me anë të lutjes dhe bamirësisë së tij tek ai dhe e shpërblen këtë tjetrin (që bëri lutjen) për shkak të punës së tij, sepse është theksuar në Sahihun e Muslimit se pejgamberi (paqja,shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij.) ka thënë: “Kur ndërron jetë biri i Ademit, ndërpritet puna e tij përveçse tri gjërave: Sadakaja e vazhdueshme, dituaria prej së cilës përfitohet pas tij dhe djali (fëmija) i mirë që lutet për të.”

Vizita e varreve dhe kërkimi i ndihmës nga i varrosuri.
Autor Ibën Tejmije Allahu e Mëshiroftë
Përktheu Bledar Ali.

Categories
Lajme

Ja se si i shëronte dhimbjet e fytit Profeti alejhi selam.Mjeksia Profetike

Në dy Sahih-ët shënohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë, mjekimi më i mirë për ju është me kupa dhe me aloe indiane. Mos i mundoni fëmijët tuaj duke ua shtypur njerithin (lat. uvulae), kur janë të sëmurë me bajame.” Ndërsa në Sunen-e dhe në Musned, është hadithi i Xhabir ibn Abdullahit, që tregon se: Pejgamberi alejhi selam, një ditë, shkoi tek Aishja, të cilën e gjeti duke u kujdesur për një fëmijë, të cilit po i rridhnin hundët gjak. E pyeti: “Ç’po ndodh?” Ajo u përgjigj: “Me siguri ka pezmatim të fytit ose dhembje koke!” Atëherë, Pejgamberi alejhi selam tha: “Mos i vrisni fëmijët tuaj! Kur t’ju sëmuren fëmijët nga bajamet ose nga dhembja e kokës, lajeni aloen indiane me ujë dhe pastaj futjani fëmijës nga hunda.” Aishja menjëherë e kërkoi ilaçin, e përdori dhe fëmija u shërua.

Ebu Ubejde ka shpjeguar se bajamet janë një acarim i fytit, që vjen prej gjakut. Të tjerë thonë se ‘bajame’ quhet qelbëzimi që ndodh mes veshit dhe fytit, i cili më së shumti prek fëmijët.
Thithja me hundë e pluhurit të aloes indiane kuron bajamet që janë të mbushura me gjak flegmatik, i cili mblidhet në trupin e fëmijëve të vegjël. Aloeja indiane ndalon ënjtjen e uvulës dhe e bën të mundur tërheqjen e saj në vendin përkatës.
Aloeja ndihmon edhe kundra sëmundjeve të tjera të nxehta. Ibn Sina, në veprën e vet Ligjet e mjekësisë, për kurimin e pezmatimit dhe të tejzgjatjes së njerithit këshillon përdorimin e shapit, farave të rigonit dhe të aloes indiane.

Aloeja indiane që përmendet në hadith është ajo me lule të bardha dhe të ëmbla, nga e cila ka mjaft përfitime.
Më herët, njerëzit e kishin zakon ta trajtonin pezmatimin e grykës dhe të bajameve duke shtypur njerithin. Pejgamberi alejhi selam e kundërshtoi këtë mënyrë dhe tregoi ilaçin.
Ilaçet që merren nga hunda janë të thjeshta ose të përbëra, të cilat, fillimisht, thahen dhe bluhen. I sëmuri duhet të shtrihet në shpinë, me supe pak të ngritura dhe kokën drejt. Në këtë pozicion, ilaçi futet në kokë dhe, më pas, e nxjerr jashtë sëmundjen me anë të teshtimave. Në Sunen-in e Ebu Daudit është rrëfimi nga Ibn Abasi, që tregon se, Pejgamberi alejhi selam e ka përdorur vetë këtë lloj metode.

Zead el Mead
Ibn Kajim el Xheuzije

Categories
Lajme

Perse duhet te martohesh?

Martesa dhe rëndësia e saj

Allahu, nëpërmjet Islamit (me këshillat, rregullat e mësimet e tij) ka rregulluar jetën e njerëzve në përgjithësi, në çdo aspekt, si: në aspektin individual, familjar, shoqëror, material, e jo vetëm në aspektin shpirtëror. Allahu krijesat (në përgjithësi) i ka krijuar në çift. Jo vetëm te bota e njerëzve, por edhe te bota e kafshëve, e bimëve dhe në gjithçka. Allahu thotë:

“Dhe nga çdo gjë, Ne kemi krijuar dy palë, në mënyrë që ju të vini veshin!” Dharijat 49.

Që të vazhdojë lloji i njeriut në tokë, Allahu ka bërë ligj shtimin, lindjen, shumimin, përmes afrimit e bashkimit të dy gjinive, mashkullit dhe femrës, dhe që nyje lidhëse mes tyre të jetë dashuria e mëshira, siç ka thënë në Kuran.

“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” Rum 21.

Të gjithë njerëzit kanë një fillim, një paraardhës, që është Ademi alejhi ue selem, prej brinjës të të cilit Allahu krijoi nënën e njerëzimit Havanë. Të gjithë njerëzit kanë një pikënisje. Nga këta të dy, çift mashkull e femër, pastaj Allahu ka krijuar shumë meshkuj e femra. Allahu thotë:

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra.” Nisa 1.

Nuk ka formë tjetër për shtimin e njerëzve përveç martesës, çiftëzimit, në mënyrë që njerëzimi të shumohet.

Janë dy forma të shtimit të njerëzve:

-lidhja e ndershme, fisnike, e moralshme, që njihet me emrin martesë. Martesa është afrimi mes njerëzve (mes çifteve), një bashkim i ndershëm, i moralshëm, faqebardhë.

-lidhja e pandershme, e ulët, e shfrenuar, e parregullt, që shkakton shkatërrimin e individëve, familjeve dhe shoqërisë.

Allahu e ka bërë ligj shtimin e njerëzve përmes çiftëzimit të gjinive të kundërta, nën një martesë të shëndoshë (mes mashkullit e femrës), të pastër, nën një bashkim të ndershëm, e jo përmes formave të tjera të cilat Ai i ka ndaluar. Përveç

martesës që është e moralshme, çdo gjë tjetër pas saj është e pamoralshme, ngase bien ndeshë me mësimet e udhëzimet e Krijuesit të njerëzimit.

Allahu i nxitë njerëzit për martesë, ku për këtë do të përmendim disa argumente. Fillimisht themi se martesa është praktikë e të gjithë Pejgamberëve. Allahu thotë:

“Vërtet, edhe para teje Ne kemi sjellë të dërguar, të cilëve u kemi dhënë gra dhe pasardhës.” Rad 38.

Allahu gjithashtu thotë:

“Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat…” Nahl 72.

Dhe thotë:

“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” Rum 21.

“ Allahu ka ma rë për oblig im të ndihmojë tre persona …” , prej tyre përmend: ” ….dhe a të që martohet për ta rua jtur nderin e tij.” Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibnu Maxheh.

Allahu thotë:

“Në të vërtetë, shumë priftërinj dhe murgj përlajnë pasurinë e njerëzve pa të drejtë dhe i largojnë ata nga rruga e Allahut. Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm.” Teube 34.

Sahabët ishin në një udhëtim me Pjegamberin salAllahu alejhi ue selem dhe biseduan se ky ajet ka zbritur për arin dhe argjendin dhe thanë: “Sikur ta dinim se çfarë pasurie tjetër ka e të cilën mund ta arrijë (fitojë) njeriu!” Atëherë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem iu thotë:

“(Pasuria më e madhe që ka njeriu është) Një gjuhë e cila e përmend Allahun va zhdimisht, një zemër falënderuese (ndaj të mira ve të Allahut) dhe një grua besimtare që e ndihmon burrin në besim in e tij.” Imam Ahmedi, Ibnu Maxheh dhe Tirmidhiu.

Dhe një hadith tjetër përmenden llojet e lëmoshës, e prej tyre përmend se edhe në marrëdhëniet intime mes bashkëshortëve ka lëmoshë. Sahabët e pyesin se si ka lëmoshë në këtë rast dhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem me shembull praktik iu thotë:

“N ëse do ta shfrynte epshin në nda lesë a ka m ëka t? N ja shtu, kur e shfryen epshin në lejesë (në ha lla ll, në m a rtesë) ka shpërblim .” Muslimi

Në një hadith tjetër tregohet se një i ri vjen te i Dërguari salAllahu alejhi ue selem dhe i kërkon t’ia lejojë imoralitetin. Atëherë i thotë:

“A do doje të bënte dikush imoralitet me nënën tënde, me hallën tënde, me motrën tënde, m e va jzën tënde?” Që të gjitha nuk i pranon (thotë “jo”). Imam Ahmedi.

Shejkh Abdurrezak el Bedr komenton: “Të bëjmë krahasim mes këtij djali të kohës së të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe një djaloshi të kohës së sotshme. Atëherë nuk ka pasur as internet, as TV etj., e megjithatë ka rënë në sprovën (joshjen) e imoralitetit. Po të rinjtë e sotshëm ku janë? Nëse nuk kemi mëshirë e kujdes duke i ruajtur fëmijët, vëllezërit e të afërmit tanë nga kjo sprovë, vAllahi kjo është sprovë e madhe dhe sot është mundësia e rreziku më i madh që të bien në të sesa në atë kohë.”

Categories
Lajme

Lutja për shpëtim nga mundimet dhe sprovave te jetes

Lutja për shpëtim nga mundimet e sprovave

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka thënë:

”I dërguari i Allahut ﷺ kërkonte mbrojtje nga Allahu që ta ruaj nga vështirësitë e sprovave, nga zënia e fatkeqësisë, nga e keqja e asaj që është caktuar, nga gëzimi i armikut me sprovën e tij.”

Dhe thotë:

”Profeti ﷺ tha kërkoni mbrojtjen e Allahut nga vështirësitë e sprovave, nga zënia e fatkeqësisë, nga e keqja e asaj që është caktuar, nga gëzimi i armikut me sprovën tuaj.” 1

1 Bukhari.

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdil-Muhsin el-Abbad
Burimi: Ashru Uasaja lil-Uikajah min-el-Uaba, fq. 7-8

Categories
Sport

“Ka një problem tjetër shumë madhor’. Pipero lëshon deklaratëne e forte, se kishte thënë kurrë më parë…

Një realitet jashtë spitalit ku duket sikur nuk ndodh gjë dhe më pas situata në spital që nuk është e lehtë. Secili nga ne duhet të ushtrojë përgjegjësitë e tij. Ky virus na ka rënë të gjithëve, edhe pushtetarët edhe qytetarët duhet të të tregohen të ndërgjegjshëm.

Mjeku i njohur Pellumb Pipero eshte shprehur se:“Në mjedise të mbyllura duhet domosdoshmërish edhe mbajtja e maskave. Ndoshta nuk mund të mbahet gjatë gjithë kohës por e këshilloj. Situata ka qenë, është dhe do të jetë shqetësuese, por jo për të vendosur alarmin. Shqetësuese, them sepse numrat janë në rritje, rastet në spitale dhe rastet e rënda janë shtuar dhe për fat të keq duket sikur ka dy realitete.

Ky virus vijon të ketë shumë të panjohura, merret me rrugë respiratore, por nuk po sillet si i tillë. Ende mund të kemi shumë të papritura, ka një problem tjetër po kaq madhor. Në fund të vjeshtës dhe dimrit fillojnë viruset stinore që janë po kaq të rrezikshme. Duhet të mundësojmë së paku parandalimin e dëmeve, për fat të mirë për to kemi vaksinë, por në këtë situatë secili nga ne ka detyrë të mundësojë kufizimin për përhapjen e pandemisë. Maskat duhet të plotësojnë disa standarde të cilat i kontrollojnë institucionet

“Të gjithë ne specialistët kemi thënë ato që ishin evidentuar për momentin dhe kemi hedhur hipoteza se si mund të jetë më tej. Pothuajse në të gjitha vendet e botës ka luhatje. Përgjithësisht mbyllja ishte zgjedhje, por jo zgjidhje.

Sa i kemi kapacitet për të përballuar edhe fluksin e personave që preken nga viruset stinore?

Pipero: Kapacitete përballuese spitalet shqiptare kanë. Numri mund të vijë duke u shtuar edhe për shkak të gripit stinor. Kapacitete kemi dhe mund të shtohen. Nëse për viruset e gripit stinor kemi një vaksinë dhe qeveria duhet të mendojë për moshat e rrezikuara.

Ndoshta nga fundi tetorit apo fillimi i nëntorit do të kemi një vaksinë, por askush nga ne nuk duhet të presë një mrekulli nga vaksina. Ende nuk dihet nëse ky virus lë një imunitet të përkohshëm, apo për gjithë jetën.