Befason Edi Rama: Se besoni se çfarë më ka kërkuar Luli kur u takuam

Partia Socialiste mblodhi grupin e saj parlamentar paraditen e sotme. Kreu i partisë, Edi Rama, pas paraqitjes së disa shifrave që tregonin se qeveria aktuale ka bërë më shumë ndaj krimit se sa e kaluara, filloi ironitë ndaj opozitës, dhe kryetarit të saj, Lulzim Basha.

“Basha më ka kërkuar pushtetin në tavolinë, një herë unë një herë ai. Por jo, pushteti është e vetmja gjë që unë Bashës s’ia jap dot. Edhe gjysmën e zemrës ia jap, por pushtetin jo. Pse? Sepse pushtetin s’e kam unë, por populli që voton.

Edhe po të dal me Gramozin, nga veriu në jug, se Taulanti s’na bashkohet dot, dhe të kërkojmë: Aman na hiqni pushtetin, dhe jepjani Bashës! Askush nuk e bën. Basha, Mona dhe pjesa e opozitës janë si i mbyturi që kërkon ndihmë nga mëngjesi deri në darkë,” tha Rama.

Merkel nuk merr parasysh propozimin serb për Kosovën…

E përditshmja serbe ‘Blic’ duke iu referuar burimeve nga qarqet diplomatike në Berlin, thotë se McCalister është takuar me kancelaren gjermane dhe ka shprehur pikëpamjet e tij mbi propozimin e Serbisë për zgjidhjen e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas gazetës, McCalister ka thënë se marrëveshja duhet të mbështetet nga të dyja palët, mirëpo kancelarja e ka hedhur poshtë këtë propozim pa menduar.

Tutje, në artikull thuhet se pritej që Angela Merkel pasi ka marrëdhënie të mira më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq do ta mbështesë një marrëveshje mes dy palëve, kjo nuk ka ndodhur.
“Kancelarja nuk ka probleme me vendin tuaj por është e vetëdijshme se ndryshimi ose vendosja e pozitës do të çonte në një pozicion të pazgjidhur në Gjermani”, thotë burimi i gazetës.

Gruaja shtatzënë shkon për të lindur, por ja supriza që ajo i bëri familjarëve të saj pas lindjes

Bebet janë bekimi më i mirë në jetë, por për të rritur një fëmijë ështënjë rrugë ëë kërkon shumë punë, para, mund të jetë stresues, shëetësues dhe plot ankth.

Ndërsa një fëmijë ka mjaft vështirësi, emocionet shumëfishohen për binjakët apo injakë. Një tjetër pjesë emocionuese e shtatzënisë është zbulimi gjinor.

Gjatë kësaj ngjarjeje, prindërit mësojnë se çfarë gjinie ka fëmija i tyre. Kjo i ndihmon prindërit të blejnë rrobat dhe lodrat e duhura për fëmijët.

Edhe pse disa prindër preferojnë të kenë veshje dhe artikuj neutralë gjinorë, të mësuarit nëse një i vogël është një djalë ose një vajzë është shumë emocionuese.

Por kjo nënë e re, Theresa, nuk i tregoi gjithçka familjes së saj gjatë shtatzënisë. Ajo i bëri familjes së saj një surprizë kur hynë në spital për ta parë atë pas lindjes.

Ata nuk e dinin nëse Theresa kishte një djalë apo një vajzë.

Ishte koha që familja dhe miqtë të vinin në spital dhe të takoheshin me pjestarin e ri të familjes. Ata nuk mund ta besonin që ajo kishte pasur binjakë. Çfarë bekimi.

Grushte e pistoletë në kokë, kush janë 2 ‘të fortët ‘e Kuvendit që terrorizuan analistin, e kërcënuan me jetë

Analisti i njohur, Ilir Demalia, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka treguar me emra deputetët shqiptarë, që e kanë kërcënuar me armë apo e kanë gjuajtur me grushte. Demalia është shprehur se rasti më i tmerrshëm kërcënues ka qenë me deputetin Tom Doshi, i cili disa vite më parë i ka vënë pistoletën në kokë.

Po ashtu, edhe socialisti Fidel Ylli e ka gjuajtur me grusht analistin, për disa rrestha që ai kishte shkruar në librin e tij për ish-themeluesin e PD, Gramoz Pashko. Ai akuzoi hapur deputetin e PS, Fidel Yllin, si dhe atë të PSD-së, Tom Doshi se e kanë kërcënuar me jetë, duke i vënë pistoletën në kokë.

“Në vitin 1995, kur Fidel Ylli ishte brigadier i Gramoz Pashkos, kur isha ulur për kafe me Hektor Pustinën, vjen Ylli dhe më drejtohet: U bërë ti morë shkërdhatë të shkruash për Gramozin”, tha në një intervistë për “Panorama” Demaila.

Sipas Demaliajt, Fidel Ylli e ka gjuajtur me grusht ndërsa Tom Doshi i ka vendosur pistoletën në kokë.

“Për t’u kthyer tek ngjarja, Fideli më goditi me grusht. Unë ju ktheva duke marrë karigen për t’i gjuajtur. Në këtë kohë futet Tom Doshi, badigardi i badigardit, Toma më godet nga mbrapa dhe pastaj më vendosi pistoletën në kokë jashtë lokalit megjithë Fidelin. Të dy rrinin të armatosur”,tregon Demalia.

Rama zbulon kush e hodhi tritolin në shtëpinë e Xhisielës

Edi Rama vazhdon të habisë me deklaratat e tij.

Gjatë mëngjesit të sotëm, kreu i Rilindjes ka mbledhur grupin parlamentar të tij dhe ka akuzuar opozitën për të gjitha skandalet e qeverisë së tij.

Duke folur para deputetëve të Rilindjes, Rama ka akuzuar opozitën edhe për skandalin e Xhisiela Malokut dhe të gjitha ngjarjet që kanë lidhur mazhorancën me krimin dhe kriminelët.

Por deklaratat e Ramës janë bërë më të habitshme, kur akuzoi edhe opozitën për shpërthimin e sotëm në Fushë Krujë.

‘Kush ka interesa për të hedhur tritole në Fushë Krujë? Ne jo njëherë, pra opozita’, është shprehur Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të organizatës së tij Rilindja.

Dy të rinj shqiptarë rrahen në Serbi, njëri në rrezik për jetë, reagon Vucic

Dy të rinj shqiptarë janë rrahur brutalisht në Novi Sad të Serbisë, dhe njëri prej tyre është në rrezik për jetë. Mjekët janë duke u përpjekur që të ja shpëtojnë jetën. Për këtë ka folur edhe presidenti serb, Aleksandar Vucic.

Ai ka thënë se kërkon nga autoritetet që sa më shpejt t’i gjejnë sulmuesit, ngase sipas tij, Serbia nuk është vend i egër, por i përshtatshëm për të gjithë dhe askush nuk duhet të sulmojë dikë vetëm pse është shqiptar.

Vucic i cili sot është takuar me sekretarin e NATO’s, ka thënë se si mund të kërkojë nga Stoltenber për t’i mbrojtur serbët në Kosovë, nëse Serbia nuk është në gjendje të mbrojë dikë që jeton në Serbi, përcjell gazetametro.net.
“Ata së pari janë qytetarë të Serbisë, dhe tek pastaj shqiptarë. Unë kam kërkuar nga autoritetet që t’i gjejnë sa më parë sulmuesit. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të mbrojtur”, ka thënë Vucic.

Ai tha se Serbia është një vend që duhet të tërheq sa më shumë turistë të huaj, dhe kjo bëhet vetëm duke ofruar siguri. Dy të rijnët shqiptarë, të moshës 19 vjeç, janë sulmuar dhe rrahur brutalisht, vetëm pse janë dëgjuar duke folur shqip.

Xhinset, 10 rregullat që të durojnë sa më shumë

‘Good Housekeeping Institute’ ka përpiluar dekalogun për të shmangur që xhinset tuaja të preferuara të veniten dhe të shkatërrohen.

Xhinset e preferuara

Edhe pse mund të keni disa palë xhinse në dollap, ka shumë mundësi që ju të vishni të njëjtën palë, sepse ju pëlqen ose e dini se ato xhinse ju përshtaten më së miri. Nëse është kështu, ju duhet të siguroheni që xhinset tuaja të preferuara të zgjasin për aq kohë sa të jetë e mundur dhe për t’ju ndihmuar t’i ruani ju vjen në ndihmë dekalogu.

Përdorni detergjentin e duhur

Kur lani xhinset e errëta, duhet të përdorni një detergjent të formuluar posaçërisht për veshje me ngjyrë: të tjerët përmbajnë komponime kimike – që i bëjnë pëlhurat e bardha edhe më të bardha, por që në të njëjtën kohë mund të zbehin rrobat me ngjyrë.

I ktheni mbrapsht para se t’i lani

Kthimi i xhinsev mbrapsht para se t’i lani është gjithashtu një sugjerim që ia vlen ta ndjekësh, sepse pengon xhinsin të njolloset gjatë larjes si dhe venitjen nëse thahen në diell.

Kushtojini vëmendje larjes së parë

Nëse keni frikë se xhinset tuaja të errëta mund të humbasin ngjyrën e tyre, zhytni ato në ujë të ngrohtë dhe kripë para se t’i lani ato për herë të parë, në mënyrë që të rregulloni ngjyrën në pëlhurë. Dhe për të shmangur venitjen, mos harroni t’i lani gjithmonë me veshje të tjera të errëta.

Kujdesuni për xhinset e lëkurës

Xhinset e lëkurës janë shumë në modë, por kanë nevojë për një vëmendje shtesë për të qenë në gjendje të zgjasin më gjatë. Prandaj nuk është mirë që t’i lani ato në makinë larëse (edhe nëse ndoshta etiketa ju tregon se mund ta bëni) por në ujë të ftohtë dhe pa detergjent dhe pastaj t’i thani për të siguruar që shtresa nuk është e dëmtuar.

Mos i lini shumë në makinë larëse

Nëse keni vendosur të vendosni xhinse në lavatriçe, sapo të keni mbaruar cikli i larjes, hiqni menjëherë ato nga shporta: në këtë mënyrë do të parandaloni formimin e atyre palëve të tmerrshme të zbehta që shfaqen në sipërfaqen e pëlhurës.

Mos i lani shumë shpesh

Larja e shpeshtë e redukton qëndrueshmërinë e rrobave dhe xhinse nuk bëjnë përjashtim, kështu që i rezistoni tundimit për të hedhur xhinset tuaja të preferuara në makinë larëse dhe i lani ato vetëm kur është me të vërtetë e nevojshme.

Shmangni tharësen

Nëse përdorni tharësen për të tharë xhinset (sidomos ato elastike), rrezikoni që me kalimin e kohës, fibrat e stileve (të njohur ndryshe si elastani) mund të dëmtohen. Kjo është arsyeja pse është e preferueshme që xhinset të thahen në ajër sa herë të jetë e mundur.

Mos rrezikoni me xhinset e dekoruara

Xhinset që kanë rruaza ose kristale duhet të trajtohen me kujdes ekstrem. Që do të thotë që ju duhet t’i lani me dorë, për të parandaluar që dekorimet të bien në makinë larëse gjatë ciklit.

Trego ngjyrën

Nëse xhinseve tuaja të preferuara u ka rënë ngjyra, mos u dëshpëroni e gjeni veten me xhinët e tu të dashur, tani mos u dëshpëroni, sepse ngjyrosja në makinë larëse (produkti i duhur mund të gjendet edhe në supermarket) me të vërtetë mund të bëjnë mrekulli dhe të kthejnë ngjyrën origjinale në xhinsin tuaj ose të errësojnë ato ekzistuese.

Rikrijoni efektin e veshur

Xhinset e grisura janë gjithmonë në modë, kështu që nëse vëreni ndonjë grisje në xhinset tuaja të preferuara, merrni gërshërët dhe bëni disa shkurtime të tjera strategjike, në mënyrë që të krijoni pamjen që është aq shumë e diktuar nga moda.

Ka krijuar një lëng “magjik”, mjekja popullore pretendon se mund të shërojë kancerin

jë grua që ka krijuar lëngun që, sipas saj, shëron kancerin është vënë në kërkim nga Komisioni Federal i Tregtisë.

Jillian Epperly ka krijuar një lëng prej lakre të kultivuar të cilin e ka quajtur ‘Jilly Juice’ dhe pretendon se me anë të tij mund të kurojë kancerin dhe të ri rrisë gjymtyrët e dëmtuar.

Jillian shet librat e saj, që përmbajnë receta për një krijim (ajo e quan atë protokoll) të lakrës së fermentuar, kripërave të detit dhe përbërës të tjerë të athët, në faqen e saj.

Por, si duket çdo gjë i ka shkuar ters pasi një nga ndjekësit e saj që po ndiqte “protokollin” humbi jetën.

Tani, familja e pacientit, i cili ishte në stadin e katërt të kancerit të pankreasit, e akuzon Jillian se lëngu i saj i përshpejtoi vdekjen të afërmit të tyre.

Sipas vajzës së tij, Wilmot ndërroi jetë vetëm një muaj pasi kishte nisur konsumimin e Jilly Juice.

Jillian Epperly është detyruar nga Komisioni Federal i Tregtisë që t’u kthejë paratë familjeve të dëmtuara.

Fermeri mbolli patate por pasi i shkul nga toka e gjen belaja

Një fshatar nga fshati Gjinar i Elbasanit kishte mbjellë patate në tokën e tij.

Dhe gjatë rritjes së tyre ai çdo javë i hidhte fekale që ato të rriteshin sa me shpejt dhe të mëdha.

Pasi afroi koha e shkuljes së patateve, fshatari fillon dhe i shkul ato që t’i grumbullonte për stinën e dimrit.

Por çudia ndodhi kur një dite fshatari mori disa patate e i skuqi. Pasi i provoi ato kishin një aromë të keqe dhe shije të hidhur nga fekalet që i kishte hedhur.

Por gjithsei pasi patatet dolën me shijen e hidhur dhe aromen e fekaleve, ai doli dhe i shiti ato në tregun e Elbasanit me çmim të lire dhe më shpejt se zakonisht.

Sëmundjet që sheroni me frutin e artë të vjeshtës, ftoin

Studime të ndryshme tregojnë se fruti i ftoit ka veti antialergjike dhe se konsumimi i rregullt i tij ndihmon në tretje dhe për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolit dhe presonit në gjak.

Sugjerohet të përfshihet në dietë sidomos nga të prekurit me tuberkuloz, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e syve, anemia, astma, stresi, etj. Receta të ndryshme me bazë ftoin ndihmojnë për shërimin e sëmundjeve të stomakut, zorrëve, kollës, diarresë, etj.

Ftoi, fruti me shumë vitamina

Ftoi është frut vjeshtor, i cili përmban vitaminë B17, e cila ka efekt antikancerogjen.

Ftoi përmban me shumicë vitaminën C, por edhe provitaminën A, vitamina B1 dhe B2, si dhe niacinë. Nga mineralët më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra. Aq sa edhe ftoi që është një pemë shëruese, po aq janë edhe farat e gjethet e tij.

Çfarë kuroni me ftonjtë dhe si ta konsumoni?

Ftoi përdoret i freskët apo në formë të kompostos, si reçel, marmelatë, si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera. Për qëllime mjekësore përdoren bërthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bërthamat në shije të bajameve të hidhura dhe janë pa erë. Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken.

Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditësh së pjekjes së plotë. Të ruhen në vende të thata me ajër.

Ftoi përmban vitamina A dhe C, sheqer, pektinë, acide, kripëra minerale, kalium etj. Është i pasur me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën, shkruan shije.al. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur ngahera për këtë qëllim dhe përdoren në mënyrë pozitive kundër diarresë, dizanterisë dhe të vjellave.

Ftoi përdoret për forcimin e organizmit tek të moshuarit, si dhe për forcimin e trupit të dobësuar të personave që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë.