VIDEO/ Si në filma, shitësja trime ‘zbyth’ grabitësin e armatosur në Tiranë

Një ngjarje gati si nëpër filma është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku dy vajza të guximshme kanë parandaluar një vjedhje. Tentativa e grabitjes ka ndodhur pasditen e sotme në një dyqan argjendarie, rreth orës 17:56 në rrugën ‘Muhamed Gjollesha’, përballë shkollës ‘Sabaudin Gabrani’.

“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë pamjet nga kamerat e sigurisë së dyqanit, ku shihet skena e frikshme. Në pamjet në fjalë duket një person, i veshur me bluzë me kapuç dhe kapele në kokë, ndërsa hyn brenda në dyqan duke kërcënuar me pistoletë. Të kapura në befasi, dy vajzat që qëndrojnë pas banakut, kanë nisur të ulërasin, ndërsa njëra prej tyre ka nxjerrë prej sirtarit një sprai, duke ia drejtuar hajdutit.

Ky i fundit, pas këtij akti është larguar nga dyqani, ndërkohë që vajza vijon të hedhë drejt tij sprai, ndërsa dëgjohet edhe alarmi i sigurisë që bie. Pavarësisht se agresori ka pasur armë, vajza e guximshme ka vepruar me shpejtësi, duke shmangur kështu vjedhjen. Fill pas ngjarjes së rëndë, shitëset kanë bërë denoncimin, ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pse soda e bukës është një nga gjërat më të mira që mund të përdorni dhe ja çfarë nuk dinit tjetër për të!

Pse soda e bukes eshte nje nga gjerat me te medha qe mund te perdorni. Gjerat qe nuk i dinit per soden e bukes!

– Soda e bukes është zgjidhja me e mire për zbardhjen e dhëmbëve. Vendos pak në furçën tuaj të dhëmbëve dhe laj dhembet si zakonisht.

– Nëse doni një frymëmarrje të freskët bëni gargarë me sode buke dhe ujë.

– Ndalon aknet; hiqni vajin dhe lëkurën e vdekur me pastrim të sodes se bukes. Miksoni nje luge sode buke dhe 1 luge ujë dhe butësisht masazhoni fytyren tuaj me kete perzierje.

– Largon kruajtjen,dhimbjen dhe eren e pakendshme te kembeve. Miksoni 3 luge sode buke,1 luge vaji esencial menteje dhe 1 luge kripe ne ujë të ngrohtë dhe zhytini këmbët tuaja për 20 minuta.

– Perdoret per pickimin e bletes,kafshimet e insekteve, kruajtjet duke krijuar nje paste te trashe me uje dhe sode.

– Perdoret per herpes-at dhe gërvishtjet duke i thare ato shume shpejt.

– Ju mund të lehtësoni dhimbjet e muskujve pas ushtrimeve të fuqishme duke pirë një përzierje uji dhe sode buke.

– Shëron infeksionet e traktit urinar.Perzieni 1/2 luge sode ne nje gote me uje dhe pijeni 1 ose 2 here ne dite.

– Lehtesoni një trombozë duke pirë një përzierje të sodes se bukes dhe lëngut te limonit ose uthulles se molles.

Paralajmërim:

Ajo nuk duhet të përdoret në një dietë të ulët natriumi përveç rastit nëse mbikëqyret.

Në disa raste ajo mund të ndërveprojë me barnat e përshkruara nga mjekët, prandaj konsultohuni se pari me mjekun specialist.

Përdorni vetem duke e tretur në lëng dhe kurrë mos e hani ate ne forme pluhuri te thate.

Soda e bukes nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna dhe as nga fëmijët nën moshën 5 vjeç.

Nëse pini dy kafe në ditë duhet të lexoni këtë patjetër

Kafja përmban kafeinë, e cila është një nxitës dhe mund të çojë në çrregullime gjumi.Këtu do të diskutojmë për avantazhet dhe disavantazhet e kësaj pije.

Së pari, kjo pije është e pasur me lëndë ushqyese esenciale dhe antioksidantë. Vetëm, një filxhan kafe, 8oz (240 ml), përbëhet nga:

Në një studim të ri, hulumtuesit kanë gjetur se pirja e kafesë ka lidhje me një jetë më të gjatë.

Studimi, i prezantuar në Shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë, gjeti se njerëzit të cilët pinë deri në katër filxhanë kafe ose më shumë në ditë, janë më pak të rrezikuar nga vdekja sesa ata të cilët nuk pinë kafe.

Gjatë një studimi 10 vjeçar, që morën pjesë 20,000 pjesëmarrës, shkencëtarët ishin në gjendje që të kontrollonin shëndetin e tyre për të nxjerrë këto përfundime.

Në fund, hulumtuesit zbuluan se ata të cilët konsumuan sasi të mëdha të kafesë, kishin 64% më pak gjasa për të vdekur nga ndonjë shkak krahasuar me ata të cilët thanë se nuk pinë kurrë kafe.

Eurodeputetët ftojnë pesë shtetet anëtare të BE-së ta njohin Kosovën

Deputet e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian kanë bërë vlerësimin e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2018, drejt rrugës së tyre për anëtarësimin e mundshëm në BE.

Kështu, ata kanë votuar me shumicë votash edhe raportin e Komisionit për Kosovën.

Sipas një njoftimi të këtij komiteti, deputetët e Parlamentit Evropian mirëpresin legjislacionin e miratuar në agjendën evropiane të reformave, por shprehin shqetësim për mungesën e konsensusit ndërpartiak dhe polarizimin e vazhdueshëm politik në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Ata vlerësojnë se kjo po ndikon negativisht në rrugën e reformës së qëndrueshme.

Ata ranë dakord se për ta sjellë Kosovën më afër BE-së, është jetike të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën, dhe për këtë të mos ketë vonesa.

Deputetët e Parlamentit Evropian mirëpresin që Komisioni Evropian ka konfirmuar se kriteret e liberalizimit të vizave janë përmbushur.

Kjo rezolutë ka theksuar që pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën ta bëjnë këtë, duke shtuar se kjo do të lehtësonte marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë fqinje. Rezoluta u miratua me 42 vota në 10 me 6 abstenime

E pabesueshme se çfarë ka gjetur NASA në këtë shpellë, vetëm shikojeni

Miniera Naica e Meksikës në Chihuahua ishte eksploruar për të gjetur zink dhe minerale të tjera, por duke hyrë më thellë shpellës, ekipet hulumtuese gjetën kristale të jashtëzakonshme në forma të ndryshme.

Hulumtuesit thonë se kjo shpellë ka disa prej kristaleve më të mëdha që syri i njeriut ka parë ndonjëherë.

Megjithatë, shpella është e rrezikshme. Jo vetëm që kristalet janë shumë të mprehtë, por edhe shpella është shumë e nxehtë, transmeton Gazeta Express.

Në disa pjesë të shpellës madje temperatura mund të shkojë deri në 56 gradë C dhe njerëzit mund të qëndrojnë në temperaturë të tillë vetëm 10 minuta pa vegla të veçanta.

NASA ka hulumtuar këtë shpellë për vite të tëra dhe kohët e fundit ata gjetën forma jete që ekzistojnë prej 60,000 vitesh. Penelope Boston, një nga hulumtuesit e NASA-së që ishte brenda shpellës është mahnitur nga ajo që ka parë.

BBC ka publikuar një pjesë të asaj se si duket shpella nga brenda. Se si duket kjo shpellë, shihni videon:

Turqia hap fabrikë në një komunë të vogël në Serbi, punësohen 400 persona

Kryetari i komunës serbe të Arlijes, Millosh Nedelkoviq ka bërë me dije se kompania e madhe turke Erteks, do të ndërtojë një fabrikë në këtë komunë, në të cilën do të punësohet 400 njerëz.

“Kjo kompani merret me prodhimin e letrave higjenike dhe në të do të punësohen rreth 400 punëtorë. Ndërtimi i saj vjen falë një memorandum bashkëpunimi që është nënshkruar gjatë këtij viti”, ka thënë Nedelkoviq, shkruan B92, transmeton Periskopi.

“Ne kemi kryer të gjitha punët me Ministrinë dhe presim që procesi të kompletohet gjatë këtyre ditëve. Nëse gjithçka shkon sipas planit të paraparë, ndërtimi i fabrikës do të bëhet në fillim të vitit tjetër. Ekipi për ndërtimin e saj ka arritur në Serbi dhe aktualisht është në Beograd”, ka thënë ai.

Investitorët nga Turqia kanë paraparë që rreth 80 për qind e produkteve totale të shkojnë në Evropë dhe në tregjet e Rusisë me një eksport që do të kap një shumë prej 2 milionë eurosh brenda muajit.

7 të vdekur në aksidentin e shumëfishtë në autostradën Nish-Beograd (Video)

Aksident i shumëfishtë ka ndodhur në aksin Nish-Beograd, ku 34 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që policia serbe ka konfirmuar vdekjen e shtatë personave. Njoftimi i fundit nga policia serbe thotë se 34 automjete janë përfshirë në aksident, ku 27 persona janë dërguar në spital. Më parë u tha se numri i viktimave ishte 6, por një nga të plagosurit ka ndërruar në spital.

Gjithashtu mediat serbe raportojnë se mes të plagosurve ka edhe shqiptarë, por Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Ambasada Shqiptare në Beograd nuk e kanë konfirmuar ende këtë lajm. Sipas tyre i plagosuri është një fëmijë shqiptar nga Tetova, 11 vjeç, dhe thuhet se është në gjendje kome.

Aksidenti kishte ndodhur në mëngjes pasi në këtë pjesë kishte mjegull të dendur dhe ka shkaktuar përplasje të shumë makinave. Autostrada Beograd-Nish është një nga më të frekuenturat në Ballkan pasi lidh Kosovën, Maqedoninë dhe Bullgarinë në jug me Kroacinë e Hungarinë në anën tjetër.

Miratohet raporti për Kosovën, Sholtes përmend shansin e madh për vizat

Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian ka dhënë dritën jeshile në Raportin e Progresit të Kosovës për vitin 2018.

Sot Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET) ka votuar Raportin e Progresit të Kosovës për vitin 2018.

Ky raport është aprovuar me 42 vota për, 10 kundër dhe 6 abstenime.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, është shprehur i kënaqur me rezultatin e votimit.

“Kosova aktualisht është në pikën më të afërt që më në fund të merr regjimin pa viza të dhënë nga Bashkimi Evropian, i cili do t’i jepte Kosovës mundësinë për të shkuar drejt një shoqërie moderne me shpejtësinë e saj të plotë. Për të arritur këtë, nevojitet një luftë e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, të gjitha përpjekjet duhet të vihen në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm biznesi, forcimin e një gjyqësori të pavarur dhe arritjen e një institucioni funksional të zbatimit të ligjit”, ka deklaruar Sholtes.

Qëndroi 12 Vjet Në Komë, Nuk Do Ta Besoni Cfarë Tha Kur U Zgjua!

Martin Pistorious u rrit në Afrikë të Jugut me dy prindërit e tij, duke e kuptuar më pas se jeta e tij do të ndryshonte përgjithmonë.Kur ai ishte 12 vjeç, ai erdhi nga shkolla duke mos u ndjerë mirë. Të brengosur me gjendjen e tij, prindërit e dërguan në spital për t’ia bërë të gjitha analizat e mundshme.Për fat të keq, çdo gjë u kthye negative pa përgjigje reale se pse Martin ishte bërë kështu në këtë mënyrë. Martin po bëhej çdo muaj e më keq, duke humbur kontrollin mbi trupin e tij.Ngadalë ai humbi lëvizjet e tij, duke mos qenë as në gjendje që të bëjë kontakt me sy me prindërit e tij, duke u bërë në fund krejtësisht memec, i paaftë për të folur,Derisa më në fund erdhi një rezultat nga testet, me një tregues të qartë për atë që Martin kishte; Cryptococcal Meningitis, që në thelb do të thotë diçka shumë e keqe për doktorët.

Ata ishin të sigurt plotësisht se ky ishte fundi i Martin dhe se prindërit e tij duhet ta dërgojnë në shtëpi që ditët e fundit të jetës t’i kalojë me ata.Kur Martin arriti në të njëzetat e tij duke qëndruar në atë gjendje pa vdekur, filluan të shfaqen shenjat e përmirësimit; ai ishte në gjendje që t’i lëvizte sytë, të shtrëngojë dorën e njerëzve dhe të qëndronte në karrocë.
Nëna e tij e braktisi punën për t’u kujdesur për të gjatë këtyre viteve terapi, dhe Martin e përshkruan atë se si ishte të jesh 12 vjet krejtësisht i padukshëm në jetën e të gjallëve.Martin e përshkruan përvojën e tij kështu: “Isha aty, jo nga fillimi, por dy vitet e fundit të gjendjes time, unë fillova të zgjohem. Mënyra më e mirë për ta përshkruar këtë gjendje është ndjenja si të jesh në një imazh jashtë fokusit. Në fillim ju nuk e keni idenë se çfarë është, por ngadalë fokusi e qartëson krejtësisht pamjen.

Provoja ta lëvizja krahun, dukej sikur çdo qelizë e imja ishte kondensuar në atë moment. Të gjithë mendonin se nuk isha aty.Mendova se do ta kaloj tërë pjesën tjetër të jetës sime ashtu, krejtësisht i vetëm.Duket se kur je në gjendje kome, në fakt je aty, edhe pse për të tjerët jo. Mund t’i dëgjosh ata, je në një vetëdije të qetë dhe mendon”.Martin ka krijuar një të ardhme krejtësisht të re për vete dhe të dashurën e tij, duke krijuar një biznes për dizajnimin e uebfaqeve.Ai madje ka treguar historinë e tij të plotë në librin e tij të quajtur “Djali Fantazmë”, ku shpjegohet gjithçka që ai ndjeu dhe përjetoi.

Mënyra si ky person i vendos drunjët në shtëpi do ju lë pa fjalë

Tashmë kemi ardhur në “sezonin e drunjëve”, kur të gjithë po përgatitemi për dimrin që vjen.
Mirëpo, mënyra se si persona të ndryshëm punojnë me drunjtë, dallon nga shtëpia në shtëpi.

E një video e veçantë e një personi shfaq ndoshta mënyrën më unike se si t’i hidhni ato në shtëpi.

Ndiqeni videon për më shumë.

Gepostet von Scott Rockwell am Samstag, 29. September 2018