Ndërroi jetë hafizja që la shumë hafiza pas vetes

Sot, në moshën 80 vjeçare ka ndërruar jetë një ndër hafëzet më të vjetra në Maqedoni, Fethije Aliu nga qyteti i Shkupit, e njohur ndryshe si “Hafëz Ablla” në mesin e popullit ose “Hoxha Hanëm” në mesin e nxënësve të saj.

Fethije Aliju, e lindur në vitin 1939, në moshën 9 vjeçare është bërë hafize, ndërsa në moshën 14-15 vjeçare është marrë me mësimin e nxënësve.

“Hoxha Hanëm”, pjesëtare e njërës nga familjet me rrënjë shkupjane, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në vazhdimin e traditës së memorizimit të Kur’anit, duke nxjerrë dhjetra hafëz dhe duke u mësuar leximin e Kur’anit mbi 3 mijë nxënësve.

Ajo ishte motra e mulla Qazim Aliut.

Halla e Dr.mr Hfz Ataullah Aliut
Hf Abdul Fetah Aliut imam në xhamin qendrore të Hasanbegut.
Hfz Rafiz Aliut
Mr.Hfz Mevludin Aliut krye Imam i Shkupit.
Hfz. Llokman Aliut imam në xhamin e Kamenikut.
Dhe Hfz. Harun Aliut komandant Kushtrimit

DISA DUA TË BUKURA NGA KUR’ANI I MADHËRISHËM

“Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr”! (El-Bekare, 201.)

“Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!” (El-Bekare, 250.)

“Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!” (El-Bekare, 286.)

“Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh!” (El-Beqare, 286.)

“Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!” (El-Bekare, 286.)

“”Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”. (Ali-‘Imran, 8.)

“Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar”! (Ali-’Imran, 147.)

“Zoti ynë, atë Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët nuk ka ndihmëtarë!” (Ali-’Imran, 192.)

“Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!” (Ali-’Imran, 193.)

“Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!” (Ali-’Imran, 194.)

“Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!” (El-A’raf, 23.)

“Zoti ynë, mos na bë neve me mizorët!” (El-A’raf, 47.)

“Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.” (El-A’raf, 89.)

“Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na e bën faraoni) dhe na bëjë të vdesim muslimanë!” (El-A’raf, 126.)

“All-llahut iu kemi mbështetur, Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë! Dhe me mëshirën tënde, na shpëto prej popullit jobesimtar!” (Junus, 85-86.)

“Zoti ynë! S’ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t’i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell. (Ibrahim, 38.)

“O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” (El-Kehf, 10.)

“Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit”. (El-Furqan, 74.)

“Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehenemit!” (El-Gafir, 7.)

“Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!” (El-Gafir, 8.)

“Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.” (Ed-Duhan, 12.)

“Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!” (El-Hashr, 10.)

“Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!” (El-Mumtehine, 4.)

“”Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”. (Et-Tahrim, 8)

Mos harroni fuqinë e lutjes, për vete dhe fëmijët tuaj!

Muhammed et Tusij ishte një burrë i varfër por i devotshëm. Ai kishte një dyqan ku tirrte leshin dhe e shiste, dhe hante nga fitimi i duarve të tij. I pëlqente shumë të merrte pjesë në tubimet e dijetarëve prandaj shoqërohej me ta, u shërbente dhe u jepte aq sa kishte mundësi. Kur dëgjonte fjalët e tyre qante dhe i përgjërohej Allahut që t’i dhuronte një fëmijë e ta bënte atë dijetar. Ai ulej gjithashtu edhe nëpër tubimet e këshilluesve, e kur i zbutej zemra në to, qante dhe i lutej Allahut që t’i dhuronte një fëmijë që i këshillonte njerëzit. Dhe Allahu iu përgjigj duasë së tij e i dhuroi Muhammed el Ghazalin, i cili u bë njeriu më i ditur i kohës së tij dhe vëllanë e tij Ahmedin, i cili u bë këshillues që ndikonte shumë te njerëzit, dhe njeri me dije.

Kur iu afrua vdekja fëmijët e tij ishin të vegjël, dhe ai i la amanet shokut të tij i cili ishte njeri i mirë dhe i tha: “Unë kam një pishmanllëk të madh që nuk arrita dot të mësoj të shkruaj, dhe dëshiroj ta rikuperoj këtë gjë te dy fëmijët e mi prandaj përpiqu që ata të mësojnë, dhe mos e rrudh dorën por shpenzo për ta gjithçka që u kam lënë prej pasurisë.”
Kështu shoku i tij u kujdes që ata të mësonin, derisa shpenzoi atë pak që u kishte lënë trashëgim babai i tyre. Dhe një ditë u thotë: “Dijeni se unë kam shpenzuar për ju gjithë çfarë iu kishte lënë babai juaj, dhe unë jam njeri i varfër e s’kam mundësi tju mbaj, prandaj më e mira për ju është që të futeni në shkollë – si kërkues të diturisë – dhe kështu do të plotësoni nevojat tuaja (për ushqim dhe veshje).” E kështu vepruan.

Imam Ghazalij e tregonte këtë histori dhe thoshte: “E kërkuam diturinë jo për Allahun, por ajo nuk pranoi veçse të ishte për Allahun”
“Esasul kijas” (parathënia e saktësuesit)

Nga kjo fjalë shejkh Mesh’huri – Allahu e ruajtë – ka përfituar se nga dobitë më të mëdha të diturisë është se ajo e pastron njeriun nga qëllimet e ulëta dhe çon në sinqeritet!
Allahu na dhuroftë prej mirësive të Tij, dhe mos harroni fuqinë e lutjes, për vete dhe fëmijët tuaj! / xhamiambret

Kosovë: Nuk ia kthejnë fqinjët borxhet, dyqanxhiu i bën publike

Kosovë: Nuk ia kthejnë fqinjët borxhet, dyqanxhiu i bën publike

Një pronar i një dyqani diku në Kosovë, e ka gjetur një mënyrë të veçantë me ua kërkua borxhet fqinjëve.

Në dritaret e shitores, ai i ka shkruar të gjithë emrat e borxhlinjve si dhe shumën e parave që ata i detyrohen.

Fotografia që po qarkullon në facebook, shfaq borxhet që variojnë nga 7 euro e deri në 200, shuma këto që për një shitore të vogël janë barrë e madhe.

Borxhet në shitore të lagjes janë një fenomen që ndodh vazhdimisht nëpër Kosovë.

A ka qenë Konjuca pjesë e SHIK’ut? Përgjigjet Veseli

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, SHIK, Kadri Veseli, as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar se a ka qenë Glauk Konjufca, pjesë e kësaj organizate.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se nuk dëshiron që të flasë për këtë çështje.“Shkojmë tutje. Nuk është pjesë e diskutimit të kësaj studioje”,vazhdo ketu artikullin e plote

Hodhi qumësht në gotën me Coca Cola dhe u befasua nga ajo që doli

Eksperimentet në kuzhinë janë një prej pjesëve më interesante për t’u parë
Kjo pasi kimia funksionon në mënyrë të çuditshme

Bashkimi i qumështit me Coca Cola është padyshim një prej eksperimenteve më interesantë për t’u parë pasi dhe rezultati është i habitshëm.Nëse në një gotë me Coca Cola shtojmë qumësht, vazhdo ketu artikullin e plote

I diagnostikuar me tumor, familjarët apel për të ndihmuar Dorjanin 17 vjeçar (Foto)

Dorjani është një 17 vjeçar i cili është diagnostikuar me tumor malinj në stomak.

Familjarët e tij përmes një mesazhi në redaksinë e /ShqipëriaIme, apelojnë për ndihmë për të riun, pasi dhe mjekët kanë dhënë shpresë se pas kimioterapive, ai mund të shpëtojë.

Familja e tij ndodhet në një gjendje jo të mirë ekonomike, dhe nuk arrin dot që ti mbulojë shpenzimet për shërimin e djaloshit.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje ju lutem me ndihmoni nje familjar i imi eshte diagnostikuar me tumor malinj ne stomak dhe shtylla kurizore eshte femije 17 vjet mos ti shuhet jeta ju lutem ju pergjerohem nxireni si rast ju lutem mos tlejojme ti shuhet jeta eshte i vogel ju lutemm.

Kto jan analizat e Dorit te vogl ju lutemmm ju pergjerohem me ndihmoni.