Tensioni i Lartë i Gjakut – Cilat Janë Ushqimet Që E Rrisin Më Tepër

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat.

Përpos kësaj, tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.

Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por së pari duhet të mësoni për ushqimet që e rrisin tensionin.

Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, atëherë duhet të jeni dorështrënguar me kripën, të kryeni më shumë aktivitet fizik dhe të ruani një formë të mirë trupore.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një listë të detajuar të produkteve që ndikojnë në rritjen e tensionit të gjakut.

Cilat janë vlerat ideale të tensionit të gjakut
Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg.

Tensioni matet me dy shifra.

Shifra e parë tregon tensionin sistolik të gjakut ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.

Shifra e dytë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje. Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.

Nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg (pra 9 me 6 sic thuhet zakonisht) ose më pak, atëherë tensioni i gjakut konsiderohet i ulët.

Nëse matësi tregon vlerat midis 90/60 dhe 120/80 atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.

Nëse matësi tregon vlerat midis 120/80 dhe 140/90 atëherë tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.

Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90 atëherë tensioni i gjakut është i lartë dhe klasifikohet si hipertension.

Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 atëherë duhet duhet të shkoni menjëherë te mjeku.

Ushqimet që rrisin tensionin
Mishi i kuq
Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut.

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol.

E njëjta gjë vlen për pançetën, sallamin apo proshutat.

Picat e ngrira
Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë sodium.

Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.

Salcat e paketuara të domates
Salcat e domateve me paketime qelqi ose metalike rrisin tensionin e gjakut.

Një paketim me salcë domate përmban 654 miligramë kripë.

Një racion me makarona me salcë domate dhe mish përmban 1,300 miligramë kripë.

Turshitë e gatshme
Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, një filxhan me lakër turshi jo të përgatitur vetë përmban 939 miligramë kripë.

Turshitë e tjera përveç lakrës, si domatet apo kastravecat janë të zhytura në lëng me kripë.

Një filxhan me kastraveca turshi përmban 1,251 miligramë sodium.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla. Maksimumi duhet të konsumojnë turshi të bëra vetë.

Alkoli
Një sasi e vogël alkoli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut.

Alkoli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.

Ëmbëlsirat e paketuara
Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kripëra.

Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.

Pijet energjike
Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 përqind dhe atë diastolik me 6.8 përqind.

Tensioni mesatar i gjakut rritet me 6.4 përqind pas pirjes së një pije energjike.

Klikoni këtu për të mësuar mbi ushqimet që ulin tensionin e gjakut./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Kefiri – Si Përgatitet Pija e Jetëgjatësisë

Kefiri është një nga super ushqimet më të kërkuara të momentit.

Me shijen e tij karakteristike, që vjen pak si e athët, ai është i pasur me probiotikët që kemi dëgjuar kaq shumë.

AgroWeb.org ju sjell mënyrën se si ta përgatisni në shtëpi këtë pije plot vlera.

Çfarë është Kefiri?
Kefiri është një produkt bulmeti i ngjashëm me kosin dhe ajkën e qumështit.

Por ajo që e bën të veçantë këtë pije është mënyra se si përgatitet.

Në vend që të ngrohet qumështi dhe të lihet në ambient të ngrohtë, siç bëjmë kur përgatisim kosin, ju duhen vetëm të keni farat e kefirit.

Këto fara nuk janë vërtetë fara si ato të grurit apo elbit.

Por janë disa struktura qelizore të baktereve dhe tharmit, të cilët fermentojnë qumështin.

Çfarë vlerash ka për organizmin?
Si kosi dhe produktet e tjera të bulmetit, kefiri është i pasur me probiotikë, që ndihmojnë në tretjen e ushqimeve.

Gjithashtu kjo pije ndihmon në rujatjen e florës dhe nivelit të aciditetit të sistemit tretës.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, procesi i fermentimit ndryshon disa nga proteinat e qumështit, duke e kthyer në një pije që tretet më lehtë.

Për disa persona që janë intolerant ndaj qumështit, kefiri është një zëvendësues perfekt.

Ku t’i gjeni farat e kefirit?
Mënyra më e mirë është që ta merrni nga një miku juaj.

Njihen si fara por në të vërtetë kanë formën e kërpudhës.

Farat pas një kohe të caktuar fillojnë dhe shtohen, dhe kushdo që e përgatit qumështin e kefirit vetë ka mjaftueshëm për ta shpërndarë.

Por nëse asnjë nga miqtë tuaj nuk e konsumon, mos u shqetësoni, farat mund t’i gjeni edhe në supermarkete ose në markete të specializuara.

Si të përgatisni Kefirin?
Për një gotë ju nevojiten:
250 ml me qumësht natyral jo i pasterizuar (si për shembull qumështi i fshatatrëve)

Një lugë çaji me fara kefiri

Një kavanoz apo enë qelqi

Përgatitja
Tek ena e qelqit vendosim farat e kefirit dhe më pas shtojmë qumështin me temperaturë ambienti.

E përziejmë ngadalë përbërjen me një lugë druri, duke treguar kujdes që të mos shkëputni farat e kefirit.

Mbulojmë kavanozin me një napë të pastër (si ato që kullojmë kosin) ose mund të përdorni një pecetë të hollë duke e kapur me një llastik.

Mos i vendosni kapak, pasi avujt që formohen nga fermentimi i farave mund të shkaktojnë një presion që në disa raste e thyen dhe kavanozin.

Përbërjen lëreni në temperaturë ambienti, për 16-18 orë.

Kur të vini re që qumështi ka filluar të pritet, pra të marrë formën e kosit, edhe pak orë duhen që ta keni gati.

Në periudhën e verës, fermentimi kryhet më shpejt, dhe mund të duhen rreth 12-16 orë.

Pasi kefiri të jetë gati, kullojeni me ndihmën e një site të vogël plastike.

Farat e kefirit që mbeten është e këshillueshme që t’i shpëlani pak në ujë të ftohtë para se t’i përdorni përsëri.

Si dhe të përdorni një enë të re qelqi sa herë që përgatisni kefir.

Qumështin e kefirit mund ta pini direkt pasi e keni kulluar ose ta ruani në frigorifer për jo më shumë se sa një javë.

Nëse doni që t’i ruani farat, AgroWeb.org ju sugjeron t’i vendosni në një enë me pak qumësht, dhe të mbuluar vendoseni në frigorifer. /AgroWeb.org

Dhëmbë të bardhë për dy minuta

Sa herë mund të ju kenë thënë të tjerët të bëheni doktori i vetes? E pra kanë të drejtë. Përveç kujdesit të duhur që merret në qendra shendetësore, jo për çdo dhimbje koke apo luhajte tensioni të shkoni në urgjencë. Nuk është fjala vetëm për shqetësime të tilla, por dhe për kujdesje të tjera si për shembull shëndeti oral.

Sigurisht ju nuk mund të trajtoni në kushte shtëpie probleme si mbushja e një dhëmballe apo heqja e një dhëmbi, por gjëra të tjera si pastrimi i dhëmbëve po! E mund ta bëni fare lehtë me produkte të cilat janë pjesë e konsumit të përditshëm. Bëhet fjalë për sodën e bukës.

Në sa e sa mënyra keni parë të përdoret soda e bukës, përjashtim nuk ëshrtë as shëndeti i gojës. Ju mund të zbardhi në 2 minuta dhëmbët tuaj. Ajo çfarë duhet të bëni është përzierja e pak lëngu limoni me sodë buke në një tas dhe lyerja e furçës së dhëmbëve në këtë preparat.

Fërkojini dhëmbët tuaj sikur po i lani, por mos e mbani më shumë se 2 minuta furçën në dhëmbë, sepse soda është acid i fortë. Përsëritëni një apo 2 herë në javë këtë procedurë deri sat ë arrini rezultatin e dëshiruar.

Është dëshmuar se parandalon infarktin: Kjo pije është burim i shëndetit për krejt organizmin

Presioni i lartë e gjakut paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për infarkt dhe goditje në tru, por shkencëtarët zbulojnë se vetëm një gotë nga kjo pije mundet të ulë presionin e lartë të gjakut.

Shumica pëlqejnë të kënaqen me shijen unike të kefirit, por pak e dinë se ky lëng është i shëndetshëm për krejt organizmin. Kefiri sidomos ka ndikim pozitiv në shëndetin e zorrëve dhe përmirëson tretjen, por studimet e fundit zbulojnë se është i shkëlqyeshëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Tashmë është dëshmuar se njerëzit me çekuilibërmakrobiotik në zorrë kanë më shumë rrezik të preken nga hipertensioni dhe sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët kanë studiuar minjtë që kishin presion të lartë të gjakut dhe për 9 javë iu kishin dhënë kefir, shkruan express.

Ishte dëshmuar se kefiri ua kishte ulur presionin e gjakut. Po ashtu, kefiri, me ndihmën e baktereve të mira që përmban, pakëson inflamacionet në sistemin nervor, e ekspertët po ashtu theksojnë se konsumimi i tij zbut efektet e dëmshme që ushqimi i njelmët ka te pacientët nga presioni i lartë i gjakut.

“Buka e ngjyrosur, rrezik”; Mjekja: Dëmton organizmin. Mashtrim edhe me përbërësit

Buka e ngjyrosur nuk është thjeshtë një mashtrim për konsumatorët, por edhe rrezik për shëndetin e tyre. Top Channel tregoi pak ditë më parë se si asaj që quhej bukë e zezë i del boja. Atë bukë në e blemë në një dyqan në periferi të qytetit. Po çfarë na rrezikon në shëndetin tonë, boja e hedhur në miellin e bukës.

“Sot flitet shumë që ngjyruesit dhe aditivët ushqimorë shkaktojnë problematika në organizmin tonë. Këto nuk janë vetëm teorike janë shumë praktike sepse në të ekzaminimet laboratorike shohim që ngjyruesit dhe konservantët e ushqimeve të paketuar dhe jo vetëm. Japin një problematikë shumë të madh në organizmin tonë”, shprehet Albana Daka, mjeke laboratori nutricioniste.

Mjekja, doktore e shkencave, tregon se mashtrimi nuk është vetëm te ngjyra, por edhe te përbërësit e bukës.

“Buka të jemi të sigurt që nuk përmban vetëm miell. Përmban shumë modifikues të miellrave. Mielli sot është aq i përpunuar normalisht ne i themi personave që duhet të hanë drithëra, por drithëra të plota të cilat kanë vitaminë B, kanë proteinë dhe karbohidrate. Fatkeqësisht në të gjitha furrat tona ne sot kemi bukë që përmban vetëm karbohidrate apo vetëm sheqerna. Na jep problem në rritjen e sheqerit në gjak. Na jep probleme në rritjen e konservantëve apo ngjyruesve në gjak. Të cilat shkojnë dhe na japin modifikime të sistemit tonë imunitar”, shprehet mjekja.

Dobitë e fjetjes në krahun e djathtë – A e ke ditur?

Dobitë e fjetjes në krahun e djathtë:

Meqenëse mushkëria e majtë është më e vogël se e djathta, mbi zemër ushtrohet peshë më e vogël.

Mëlçia është e stabilizuar dhe nuk qëndron e varur. Stomaku qëndron mbi të për mrekulli. Ai e ka më të lehtë zbrazjen e ushqimeve pas tretjes.

Fjetja në krahun e djathtë është nga proceset me të mrekullueshme mjekësore, që lehtësojnë dhimbjet e pneumonisë bronkiale.

Mushkëria e majtë çlirohet me shpejtësi nga sekrecionet dhe mukoza.

Sipas disa arritjeve studimore, nëse bie të flesh në krahun e djathtë, atëherë kjo shkakton një sërë valëzimesh në tru dhe nëpërmjet tyre bëhet e mundur zbrazja e një sërë ngarkesash të dëmshme dhe të tepërta nga truri. Kjo gjë pason me një qetësi trupore dhe një gjumë të ëmbël.

Tradita e Profetit Muhammed (alejhisSelam) është akoma në fokus të kërkimeve nga shkencëtarët. Ata hulumtojnë në mënyrën e fjetjes së profetit (alejhisSelam) dhe deri tani kanë gjetur që: Profeti (alejhisSelam) merrte abdes para se te flinte.

Tani pyetja ime qëndron këtu: A e praktikoni ju traditën e fjetjes së Profetit (alejhisSelam)?

Ndërsa pyetja e dytë është: A ua mësoni fëmijëve tuaj edukatën e fjetjes, sipas udhëzimeve të Profetit (alejhisSelam)?

Soda e bukës kushton pak, por vlen shumë!

Soda e bukës kushton pak por vlen shumë dhe gjen përdorim të gjerë në jetën e përditshme.
Ja disa këshilla për përdorimin e saj:

1 -Soda e bukës pastron dhe zbardh dhëmbët. Përzieni një lugë të vogël sodë, pak kripë dhe disa pika uthull molle të egër dhe me këtë përzierje lani dhëmbët. Veprimin e njëjtë përsëriteni 2-4 herë në muaj dhe rezultati do të jetë: dhëmbë të mrekullueshëm dhe të kuruar.

2- Maskë fytyre me Sodë buke. Përdoret në shumë maska të cilat mund t’i përgatisni në shtëpi, ajo shërben si një pastrues i lëkurës. Është pefekte për lëkuren e ndjeshme, dhe ka efekt më të mirë se sheqeri.
Përbërësit:
1 të verdhë veze dhe 1 lugë sodë buke.
Përgatitja: Merrni vetëm të verdhën e vezës dhe hidheni në një enë, pastaj mbi të hidhni një lugë (caji) sodë buke. Përzieni mirë, nëse vëreni që masa nuk është e mjaftueshme për lëkurën e fytyrës, mund të shtoni dhe një të verdhë veze. Përzieni mirë përbërësit dhe vendosni maskën e krijuar mbi fytyrë. E lini të qëndrojë 15 minuta dhe shpërlani fytyrën me ujë të vakët.

3- Eshtë e ditur që lufton e pastron parazitët nga frutat dhe zarzavatet. Mjafton 1 lugë sodë buke e tretur në ujë e më pas i shpëlajmë mirë.

4- Si të shmangim erën e djersës nga sqetullat dhe këmbët. E njohur për vetitë e saj shumë të mira, soda e bukes pengon rritjen e baktereve dhe eliminon erën e pakëndshme.
a- Si ta përdorim sodën e bukës: Pudrosni këpucët në sasi të vogël në mënyrë që të thithi aromat e pakëndshme dhe të parandalojë bakteriet. Ose bëjini këmbëve banjo me ujë të ngrohtë dhe hidhni një lugë (gjelle) sodë buke. Zbut dhe shplodh këmbët. Tretet në ujë të vakët 2 lugë sodë për cdo litër ujë.
b- Era e sqetullave. Nuk ësh të djersa që i bën sqetullat tuaja të mbajnë erë, por bakteret që zhvillohen në to. Kështu, lagni një pambuk ose një copë me sodë buke dhe fërkoni me të sqetullat. Soda ka veti të mbyllë poret dhe nuk i lejon mikrobet të hyjnë brenda. Thith erën e keqe.

5- Ndihmon tretjen e ushqimit. Tresim 1 majë luge në ujë dhe e pijmë.
6- Për pastrimin e tapeteve, e hedhim mbi to dhe pas 8 orëve i shkundim e kalojmë fshesën me korrent.

7- Lufton kriprat e depozituara të ujit në lavatrice dhe enëlarëse, gjatë procesit larës, 1 lugë me ilacin larës.

8- Mjafton 1/2 gotë sodë në frigorifer, për të hequr erërat.

9- Me një copë ku kemi hedhur sodë, fërkojmë orenditë e argjendta. Pastrimi i garantuar.

Përse Allahu i Lartësuar i ka bërë farat e mollës të hidhura në shije?

Përse Krijuesi e ka veshur farën me një cipë të trashë? Mos vallë që ta mbrojë këtë farë të vogël? Apo të na mbrojë neve prej saj?

Brendësia e mollës përmban një përqindje të vogël të substancës se njohur Cyanide helmues.Prandaj, farat e mollës kanë shije të hidhur, e cila zakonisht është një tregues i prezencës së helmit. Për këtë arsye, Allahu i Madhërishëm e ka bëre atë ushqimin më të hidhur. Gjithashtu, bajamja përmban Cyanide, që ka një shije të hidhur. Madje pesë bajame(1) janë të mjaftueshme që të shkaktojnë helmim në organizmin e një fëmije të vogël, nëse i ha ato.

Prej mëshirës së Zotit, është se Ai i ka bëre farat e mollës të mbështjella me një cipë ngjyrë kafe të errët. Nëse i kapërdijmë farat e mollës pa i përtypur, cipa e tyre do të mbetet e pa prishur, ato e kalojnë aparatin tretës pa u copëtuar dhe shpërbërë. Por, nëse farat i përtypin dhe ua heqim cipen nëpërmjet dhëmballëve, ky veprim bën që fara të jetë në kontakt të direkt me lëngjet tretës, të cilat bëhen shkak që ato (farat) të shpërbëhen dhe gjatë këtij procesi të nxjerrin jashtë substancën Cyanide. Kjo mbart rrezik në varësi të dozës që hyn në organizëm, në varësi të ndjeshmërisë (reagimit) së çdo organizmi.

Disa trupa janë shumë të ndjeshëm ndaj disa substancave, madje edhe nëse ato janë në nivele tepër të ulëta, siç është rast me disa njerëz për të cilët pickimi i bletës mund të jetë vdekjeprurës. Për këtë shkak duhet që farat mollës të hiqen përpara se ajo të konsumohet, kjo me qëllimin që të mbrohemi.Shënim: *Bëhet fjalë për bajamet e hidhura në shije, sepse në botë rriten dy lloje bajamesh: të ëmbla dhe të hidhura në shije.

_____________________
1. Bëhet fjalë për bajamet e hidhura në shije, sepse në botë rriten dy lloje bajamesh: të ëmbëlta dhe të hidhura në shije.

Dr. Xhemil Elkudsij

Bima më shëruese në planet, e cila rritet në lëvore druri: Nobelisti me të ka shëruar kancerin!

Çaga është kërpudhë parazite që rritet në mështekën, në lëvore që ngjan si e djegur në formë brazdash. Me mijëra vjet përdoret në gjithë Evropën dhe Azinë, ku për shkak të cilësisë së saj shëruese ka qenë e njohur edhe me emrat “dhuratë e Zotit” dhe “Mbretëreshë e bimëve”…

Rritet në male me mështekna në gjithë Evropën Veriore dhe Evropën Lindore, në Rusi, Kore, por edhe në trojet shqiptare. Banorët e vjetër të Azisë e kanë përdorur për ruajtjen e balancës së shëndetshme natyrore (chi), duke besuar që rinon organizmin, zgjat jetën dhe forcon imunitetin.

Cilësia e saj shëruese është dokumentuar në regjistrimin më të vjetër zyrtar të materieve shëruese, në librin kinez Shennong Ben Cao Jing të vjetër 2300 vjet.

Në atë vepër, falë cilësive të saj të llojllojshme dhe të gjithëmbarshme shëruese është quajtur edhe “bimë e mbifuqishme”.

Sot në këtë kërpudhë bëhen hulumtime të shumta dhe gjithnjë e më shumë njerëzit zbulojnë fuqinë e saj shëruese.

Hulumtimet moderne kanë treguar që çaga është përplot materie të çmueshme biologjike aktive, ndër të cilat disa nuk i përmban asnjë bimë tjetër. Ajo zë vendin e parë në listën e antioksidantëve.

Në përbërjen e saj gjenden më shumë se 20 përbërës të ndryshëm bioaktivë, fenole, melanina, triterpenoidet dhe një përqindje e vogël e thartirës betuline.

Si armën më e fuqishme të kësaj kërpudhe konsiderohet thartira e çagës, e cila normalizon metabolizmin dhe ndikon në shërimin e të gjitha organeve dhe indeve të organizmit të njeriut.

Veçanërisht të popullarizuar e ka bërë nobelisti rus Aleksandar Solzhenjicin, i cili ka arritur që të shërohet nga kanceri në fazën e vonshme duke pirë çaj nga çaga dhe arritur të jetojë edhe 50 vjet pas kësaj.

Çaga (Inonotus Oblikuus) është luftëtar natyrorë kundër tumoreve; pengon zhvillimin dhe zhduk qelizat kancerogjene, duke mos i dëmtuar qelizat e shëndosha.

Ka ndikim të suksesshëm si në fazat fillestare ashtu edhe te metastaza. Është i dobishëm edhe si shtojcë e hemoterapisë, sepse zbut efektet e saj anësore dhe forcon imunitetin.

Momentalisht ekzistojnë 135 tekste shkencore për këtë kërpudhë, në 44 prej tyre është ndërlidhur me shërimin e kancerit.

Çaga është edhe adaptogjen i fuqishëm i cili ndihmon në luftën kundër stresit i cili shkakton 90 për qind të të gjitha sëmundjeve; ajo ul nivelin e sheqerit në gjak, por përdoret edhe te sëmundjet e lëkurës, leukemia, zgjeba, reumatizma dhe artriti. Shëron inflamacionin e nyjave dhe ul shtypjen e gjakut.

Nuk ka shije as aromë. Mjafton vetëm një pjesë të kësaj kërpudhe përmes ekstrakteve ta zhytni në ujë dhe të përgatisni çaj. /Telegrafi/

5 hapat e ndihmës së shpejtë, ja çfarë duhet të bëni kur ju pickon grerëza

Pickimi i grerëzës për disa që janë alergjikë ndaj saj vë në rrezik jetën. Për këtë arsye, kërkon kujdes të veçantë sepse ju edhe mund të mos e dini që jeni alegjik ndaj saj. Nëse ju pickon grerëza ndiqni këto hapa të botuara në living.al.

Nëse e dini që pickimi i grerëzës ju bën alergji duhet patjetër të merrni ndihmën e shpejtë.

Nëse ndieni marramendje, gjuhën e fryrë, lëkurë të acaruar duhet të bëni një gjilpërë. Pickimi i një insekti mudn t’ju marrë dhe jetën. Kur shenjat janë përtej fryrjes së vendit ku keni marrë pickimin, drejtohuni te ndihma e shpejtë. Mund të jetë fatale. Mos humbi kohë.

Hiqni thumbin

Grerëzat lënë pas pickimit dhe thumbin e tyre (në të shumtën e rasteve). Kini kujdes të mos këpusni thumbin, por sigurohuni ta hqini të gjithin me ndihmën e një pickatoreje.

Bëni kompresa të ftohta

Inflamacioni dhe enjtja pas një pickimi janë të pashmangshme, por ato mund të minimizohen duke aplikuar diçka të ftohtë në zonën e prekur. Zgjedhja më e mirë do të ishte akull i mbështjellë në një copë, por nëse kjo nuk është e mundur, mund të përdorni çdo objekt metalik.

Trajtoni lëkurën ku grenza ju ka pickuar

Lani lëkurën me sapun dhe më pas mund ta mbuloni zonën e pickuar me një pastë të formuar me sodë buke dhe ujë. Pasta e dhëmbëve dhe mjalti gjithashtu kanë veti qetësuese.

Merrni ilaçe

Analgjezikët dhe antihistaminet janë të domosdoshëm për lehtësimin e dhimbjeve dhe reduktimin e një reaksioni alergjik./portalb/