Haradinaj: Ushtria e Kosovës si çdo ushtri e botës, asgjë nuk do të këtë ‘mangu’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ushtria e Kosovës nuk e ka asnjë element më të vogël në mandat se sa ushtritë e vendeve në botë dhe është mbrojtëse.Haradinaj gjatë takimit me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Obiliq, tha se janë duke punuar intensivisht që liberalizimi i vizave të ndodhë brenda këtij viti.Ai përmendi edhe Ligjin për Paga, për të cilin tha se ka një kosto prej 80 milionë eurosh,shtyp re,klamen dhe vazhdo

Kurse, sa i përket Ushtrisë së Kosovës, Haradinaj tha se kjo ushtri nuk ka asnjë element që i mungon nga ushtritë e vendeve të tjera.“Iu siguroj, Ushtria e Kosovës nuk e ka asnjë element ma të vogël në mandat se sa ushtria e Kinës, e Amerikës e Gjermanisë e kujt të doni. Asgjë në mandat mangu nuk ka. Në cilindo vend të botës, në ushtrinë e atij vendi, kurrë një mandat më pak nuk e ka, kurrë një element në mandate. Është mirë që shprehen se është ushtri mbrojtëse, se popujt që kanë ambicie agresive e sulmuese, ata nuk i bëjnë mirë vetes.