LAJMI FUNDIT / Erdogan: Po Planifikojnë Gjakderdhje, Myslimanët Të Jenë Gati

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se për botën islame po bëhen përpjekje për ta riprojektuar atë përmes grindjes vëllazërore.“Për botën islame po bëhen përpjekje për ta riprojektuar përmes grindjes vëllazërore, gjakderdhjes dhe lotëve, ashtu si një shekull më parë. Duke thelluar linjat e gabimeve etnike dhe sektare dëshirojnë të copëtojnë në kafshata muslimanët. Nga kjo pikëpamje kategorikisht nuk janë rastësi ngjarjet e ndodhura në Siri, Irak, Jemen, Libi, Arakan dhe Kuds,shtyp re,klamen dhe vazhdo

Këto kriza janë shkaktuar plotësisht me dijeni dhe duke u planifikuar. Gjithashtu edhe rrugët e zgjidhjes bllokohen me qëllim. Qëllimi është që muslimanët të harxhojnë energjitë e tyre dhe burimet në konflikte”, ka theksuar Erdoğan, gjatë një fjalimi të mbajtur në ceremoninë e çmimeve për kërkimet në Hadith dhe Sira, të organizuar nga shoqata Meridyen në Qendrën e Kongreseve Haliç në Stamboll.Presidenti i Turqisë, duke theksuar se nëse muslimanët që kanë një lidhje të fortë me sunnetin, në të njëjtën mënyrë do të kenë lidhje të fortë me fenë e tyre.