Popullsinë shqiptare e pret katastrofa, sociologët japin alarmin: Jemi një nga vendet…

Popullsia e Shqipërisë shumë shpejt do të jetë e ngjashme me ato të vendeve të zhvilluara; e plakur. Kjo duket se vjen nga ulja e lindjeve që vjen nga shumë faktorë ku më kryesori është emigrimi dhe tranzicioni i stërzgjatur. Reduktimi i numrit të lindjeve nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por i përket botës perëndimore, thotë sociologu Gëzim Tushi. Ai tregon se shqiptarët kanë vite që bëjnë gjithnjë e më pak fëmijë, e pikërisht ky trend është ajo që e shqetëson,shtyp re,klamen dhe vazhdo

“Në vitet ’60 kishim 7 fëmijë për grua; në vitet ’89-’90 kishim 2.3 fëmijë për grua; ndërsa tani kemi mbërritur te 1.5. Nga një popullsi me një dinamizëm, me lindshmëri të lartë dhe moshë mesatare shumë të re, kemi filluar të plakemi me shpejtësi. Pra, ajo që është shqetësuese është ritmi i plakjes së popullsisë. Te ne është shumë i lartë dhe jemi një nga 10 vendet që kemi këto ritme shumë të larta”, tha Gëzim Tushi, sociolog.Me ardhjen e demokracisë u rrit numri i aborteve, por sipas sociologut Tushi, edhe më problematike është preferenca e shqiptarëve për të pasur fëmijë të gjinisë mashkullore. “Shumë shqetësues është aborti selektiv.