Shqipëria një çmendinë e madhe, ku po s’pate mik apo para je i mbaruar…!

Mirë ne festojmë përvjetorin e Skënderbeut, po Skënderbeu do të na festonte për gjendjen ku kemi ardhur pas 25 vjet betejash kundër osmanëve që kemi bërë gjatë tranzicionit?Vend kapitalist? Ekonomia shqiptare i merr të keqen kapitalizimit sepse përndryshe do të kishte bursë, aksione masive, transparencë financiare për bizneset, do të kishte të drejta në punë dhe jo punë të zezë.Vend socialist? As ka qenë dhe as është. Se mos është parajsë socializmi!!!shtyp re,klamen dhe vazhdo

Eshtë demokraci? Cfarë demokracie kur deputetët caktohen me listë nga kryetarët e partive!!! As deputeti e di kush e ka votuar, as elektorati e di se ku shkoi vota e tij! Këtu të drejtën e votës ta ka marrë ligji, këta llomotisin jo dhuna jo kanabisi!Vend ligjor! Këtu plas kanabisi rrugëve e vjen deri te bregu i Lanës, ku ka ligj këtu sikurse duam ne qytetarët!Vend ku elektorati vendos? Këtu të gjitha qeveritë gjatë gjithë historisë kanë qenë vetëm të pakicës me përjashtim të qeverisë së parë demokratike që doli me votim plebishitar gati! Pastaj e mori ferra uratën!