Kalojnë ndryshimet kushtetuese në Maqedoni për marrëveshjen me Greqinë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot në rend dite e kanë pasur pikën për të vendosur rreth marrëveshjes me Greqinë, të nënshkruar më 17 qershor të këtij viti, marrëveshje kjo që duhet të ndryshojë emrin e vendit në Maqedonia e veriut.Pas disa ditëve diskutim në Kuvend, dhe një referendumit të dështuar, sot deputetët vendosën që kjo marrëveshje të kalojë me vota 80 vota”për”, 39 “kundër” dhe asnjë i përmbajtur, njofton “Telegrafi Maqedoni”,shtyp re,klamen dhe vazhdo

Përndryshe, diskutimet në ditët e kaluara për ndryshimet kushtetuese ishin të zjarrta për të mbrojtur qëndrimet e tyre.Votimi sot u bë për ndryshime kushtetuese të katër neneve të Kushtetutës së vendit ku do të shtohen “Maqedonia e veriut” dhe ndryshime tjera, të bazuara në marrëveshjen me Greqinë fqinje, që ndryshe njihet si Marrëveshja e Prespës.Në Kuvend pasi votuan deputetët në mënyrë elektronike, kërkesa e deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të votohet me thirrje të emrave dhe mbiemrave të deputetëve. Edhe pas këtij votimi, u aprovuan ndryshimet kushtetuese.