Në çfarë shtëpish jetojnë shqiptarët? Surprizojnë shifrat, qyteti më “luks” nuk është Tirana

Shqiptarët kanë shtëpi më të madhe në Durrës dhe Tiranë, ndërsa më ngushtë për banim janë banorët e Kukësit dhe të Korçës.Statistikat rajonale të Instat tregojnë se sipërfaqja mesatare e banimit në Qarkun e Durrësit është 95 m2, ndërsa në atë të Tiranës 94.7 m2.Megjithëse çmimet e pasurve të paluajtshme në këto qarqe janë më të larta, hapësirat e banimit janë më të bollshme. Kjo lidhet edhe me numrin më të madh të ndërtimeve të reja, që në vlera mesatare, kanë sipërfaqe më të lartë krahasuar me ndërtimet e para viteve ‘90,shtyp re,klamen dhe vazhdo

Sipërfaqet e banesave reflektojnë diferencat në zhvillimin ekonomik dhe demografik mes qarqeve të ndryshme, por jo vetëm. Qarqet e Durrësit dhe Tiranës kanë edhe numrin më të madh të ndërtimeve informale.Në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për vila me më shumë se një kat dhe që kanë sipërfaqe më të mëdha krahasuar me apartamentet.Në fund të renditjes është qarku i Kukësit, me një sipërfaqe mesatare banesash prej 79.6 m, i paraprirë nga qarku i Korçës me 81.7 m2.