Të mposhtësh sëmundjet pa ilaçe, Hetem Ramadani: Të gjithë kemi mundësi të jetojmë 140 vjet

Hetem Ramadani është njeriu që ka bërë kapërcime të mëdha në jetë. Ka shënuar arritje rekord në fushën e biznesit, ka ndryshuar tërësisht stilin e jetës dhe regjimin, ka mundur të vetëshërohet dhe të shërojë, duke përjashtuar çdolloj mjeti të mjekësisë konvencionale, është i pari që ka përcjellë në Shqipëri dhe Kosovë meditimin transhendental, duke sjellë mësuesit më të mirë të meditimit nga shkolla e Maharishit, e duke financuar projektin, ku mijëra shqiptarë e kosovarë, kryen kurse meditimi,shtyp re,klamen dhe vazhdo

Krahas meditimit, i cili prej tri dekadash i është bërë shprehi e përditshmërisë, Hetem Ramadani u përfshi në fushën e studimeve shkencore të mjekësisë. Pas dekadash të tëra studime, mbi libra e kërkime shkencore, ai sot ka arritur në një përfundim, i cili hedh poshtë shumë teori të mjekësisë konvencionale.Sigurisht që zoti Ramadani nuk i mbështet këto dije vetëm mbi fjalë, por edhe në fakte të vërtetuara. Në librin e tij të parë “Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit”, ai sjell prova sesi arriti të shëronte veten pa asnjë lloj ndërhyrjeje dhe trajtimi me ilaçe, pas një aksidenti në ski, ku theu kockën e legenit.