Burri i mërzitur dhe i dëshpëruar nga hallet e jetës i cili pyeti një njeri të mençur?

Një burrë i mërzitur dhe i dëshpëruar nga hallet e jetës, pyeti një të mençur: ”Kam ardhur tek ti për të të qarë hallin. Nuk di ç’të bëj dhe nuk di nga t’ia mbaj. Jam i zhytur në halle e telashe gjer në fyt!”.Burri i mençur i tha: ”Do të bëj dy pyetje dhe dua të më përgjigjesh drejt.”Hallexhiu iu përgjigj: ”Lepe peqe. Pyet ç’të duash.”I mençuri: ”Kur erdhe në këtë jetë, a i kishe me vete këto halle dhe probleme?”shtyp r,eklamen dhe vazhdo

Burri: ”Sigurisht që jo.”I mençuri: ”Po kur të largohesh nga kjo botë, a do i marrësh me vete?”Burri: ”Jo.”I mençuri ja ktheu: ”Probleme që nuk i ke sjellë me vete kur linde dhe as nuk do i marrësh me vete kur të vdesësh, përse duhet të të marrin kaq kohë dhe të të dëshpërojnë kaq thellë?! Bëhu burrë dhe bëj durim përballë sfidave dhe vështirësive të jetës!Gjithçka është në dorën e Atij, i cili me fjalën “Bëhu” ndryshon gjithçka sa hap e mbyll sytë!