Vjen lajmi i rëndësishëm për liberalizimin e vizave

Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë i Parlamentit Evropian ka miratuar të mërkurën rezolutën për përparimin e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, bën të ditur REL. Në pjesën ku flitet për Kosovën, deputetët e Parlamentit Evropian ngrenë shqetësimet e thella për përhapjen e korrupsionit, ndërhyrjen në gjyqësor si dhe elementet e shtetit të kapur.“Për ta sjellë Kosovën më afër BE-së, liberalizimi i vizave është jetik. Deputetët e PE-së, mirëpresin konfirmimin e Komisionit Evropian se standardet për vizat janë përmbushur,shtyp re,klamen dhe vazhdo

Kjo vjen me gjithë shqetësimet kritike rreth sistemit të financuar dobët të sistemit gjyqësor, përhapjes së korrupsionit, elementeve të shtetit të kapur, të cilat duhet të adresohen përtej përparimit në përmbushjen e kritereve për vizat” thuhet në rezolutë.Deputetët e Parlamentit Evropian mirëpresin legjislacionin e miratuar lidhur me agjendën evropiane të reformave, por shprehin shqetësim për mungesën e konsensusit ndërpartiak dhe polarizimin e vazhdueshëm politik në Kosovë, i cili vazhdon të ndikojë negativisht në rrugën e reformës së qëndrueshme.