David Phillips: Serbia, Rusia dhe Turqia, janë tre cënuesit më të mëdhenj të sovranitetit të Kosovës

Eksperti amerikan i Politikës së Jashtme, David Phillips, njëherit edhe drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, gjatë prezantimit sot në Prishtinë të publikimit të Universitetit Columbia dhe Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, “Kërcënimet dhe sfidat për sovranitetin e Kosovës”, ka përmendur tre kërcënuesit më të mëdhenj të sovranitetit të Kosovës.Ai në këtë mes përveç Serbisë dhe Rusisë, ka futur edhe Turqinë,shtyp re,klamen dhe vazhdo

E cila sipas tij është duke ndjekur një politikë neo-otomane në Kosovë dhe në tërë Ballkanin Perëndimor.Kur ka folur për Serbinë, Phillips ka thënë se Serbia vazhdimisht punon që ta dëmtojë Kosovën, përmes formave të ndryshme diplomatike, por edhe veprimeve direkte në Kosovë për ta destabilizuar atë, siç kishim rastin e trenit me mbishkrime nacionaliste që kishte qëllim nxitjen e dhunës.Ndërsa prapa Serbisë, sipas tij, fshihet Rusia e cila flet për solidarizimin e popujve sllavë, dhe edhe pse saj nuk i interesojnë Serbia e as serbët e Kosovës, ata i përdor për të dëmtuar projektet amerikane dhe heqjen e dominimit amerikan në rajon.