Balla: Dhëndri i Berishës më qëlloi me grushte e shqelma në sy të gruas

Ka kujtuar edhe një herë një incident të ndodhur disa vite më parë mes dhëndrit të Sali Berishës dhe tij, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.Duke folur në seancën e sotme parlamentare, Balla jo vetë që pranoi dhunën e ushtruar ndaj tij, por tregoi se gjykata në Itali nuk ka pranuar që Jamarbër Malltezi të paguajë për dëmin e shkaktuar.Taulant Balla u shpreh:shtyp re,klamen dhe vazhdo

Procesi në Itali bën fjalë për një akt të turpshëm të degjenerimit të familjes së Berishës, dhëndri i Saliut më goditi në prezencë të bashkëshortes dhe dje gjykatësi italian nuk pranoi ofertën e dhëndrit të Saliut për të paguar para ndaj meje për dëmin e shkaktuar, se këta janë mësuar paguajnë para për “Babalen”, kunatin e “Babales”. Dje gjykatësi vendosi që oferta 2 mijë euro të mos pranohej”.Kujtojmë se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2016, në aeroportin “Leonardo Da Vinci” në Romë, ku dy figurat e njohura politike janë hasur dhe përplasur mes tyre në të njëjtin aeroport.