Pacolli flet për Metro: Kosova u pranua në organizatën e Frankofonisë, Serbia dështoi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka marrë meritat për pranimin si anëtare e asocuar në Organizatën Nëdrkombëtare të Frankofonisë, samit i cili po mbahet në Armeni, shtet që ende nuk e ka njohur Kosovën. Këtë meritë Pacollit ja kanë pranuar edhe presidenti Thaçi e kryeministri Rama, të cilët kanë realizuar një foto duke bërë me gisht nga ai, që ka si mesazh se ai është meritori për këtë.Pacolli në një prononcim për Gazeta Metro, lidhur me këtë të arritur të Kosovës, përkundër përpjekjeve të Serbisë për ta penguar,shtyp r,eklamen dhe vazhdo

Ka thënë se Serbia dështoi që të sigurojë mbështetje për të penguar synimin e Kosovës.“Me gjithë përpjekjet intenzive për të parandaluar avancimin e Republikës së Kosovës nga statusi i vendit anëtar në statusin e vendit të asocuar, Serbia dështoi të sigurojë mbështetjen në pengimin synimit tonë. Sado që një numër të shteteve jo njohëse në kuadër të Frankofonise, ato nuk e shoqëruan qëndrimin destruktiv të Serbisë”.