Pecetat me uthull janë ato që ju duhen për të reduktuar ethet! Ja si ti përdorn

Pëlhurat e ftohta me uthull për të reduktuar ethet!
Zbuloni se si të reduktoni ethet me pelhura te ftohta me uthull, dhe te zvogeloni temperaturën e lartë natyrisht.Cilat janë përfitimet e uthulles për reduktimin e tyre.

Te dyja, fashat e ftohte dhe pëlhurat e ftohta janë veçanërisht të dobishme dhe interesante kur është fjala për uljen e etheve natyrisht.

Siç e dini ndoshta, ethet jane një rritje e temperaturës se trupit mbi atë që konsiderohet normale, e cila është shkaktuar kryesisht nga infeksioni ose inflamacioni.

Temperatura normale e trupit të njeriut luhatet midis 35 dhe 37 ºC, kështu që mbi 37 ºC është konsideruar ethe. Megjithatë, kur temperatura është mbi 40.5 ºC, ajo mund të kërcënojë proteinat e rëndësishme, të shkaktojë stres qelizor, nekrozë të indeve, delirium, sulme në zemër.

Një opsion i mirë kur është fjala për uljen e temperaturës natyrisht është të zgjedhësh pëlhurat e ftohta me uthull, pasi uthulla eshte një ilaç shtëpiak dhe tradicional që gjyshet tona përdorën shumë vite më parë.Si t’i përgatisim dhe t’i zbatojmë ato.

Çfarë ju nevojitet për të përgatitur pëlhurat e ftohta me uthull:

Pëlhurë
Uthull
1 tas ose filxhan

Vendosni pak uthull në tas apo në filxhan.
Lëreni pak minuta në frigorifer, derisa të ftohet pak.
Vendosni pelhuren te thithe uthullen, dhe vendoseni në ballin e personit që ka ethe, duke e lënë për të vepruar derisa pëlhura te nxehet ose thahet.

Mund ta përsërisni sa herë që te dëshironi derisa ethet te ulen pak.

Si te qetesojme një migrenë të lidhur me ethe?
Migrena konsiderohet si një dhimbje koke akute dhe depërtuese që karakterizohet për shkak se ajo fjalë për fjalë “vjen dhe shkon” dhe kjo mund të përkeqësohet kur personi lëviz.

Mund të shoqërohet me ndryshime vizuale ose tretëse dhe mund ta bëjë personin të irrituar dhe shumë nervoz, pikërisht për shkak të dhembjes dhe shqetësimit të shkaktuar nga simptomat e tij.

Për të parandaluar ose lehtësuar simptomat tuaja ka një numër ushqimesh kundër një dhimbjeje koke.

Pëlhurat e ftohta në ballë mund të lehtësojnë migrenen.
Thjesht lagni një leckë të pastër në ujë të ftohtë, shtrydheni pak atë dhe lëreni pak minuta në ballë ose rreth kokës. Ideja është që ju të lini atë nje gjysem ore ose një orë në mënyrë që efektet e saj të veprojnë më mirë.

Disa teknika të relaksimit mund tju ndihmojnë kundër migrenës, pasi qëndrimi i qetë dhe i relaksuar ndihmon në lehtësimin dhe kapërcimin e simptomave.
Masazhoni ballin me disa pika vaj mente për 5 deri në 10 minuta ,kjo mund të relaksoje muskujt e kokës dhe qafës. Në këtë kuptim, vaji i livandës gjithashtu mund të jetë shumë i dobishëm.

Në përgjithësi, duhet të shmangni zhurmën dhe sidomos televizorin, pasi mund të përkeqësojë simptomat dhe të bëjë qe migrena të zgjasë me gjate.

/©gatuajshendetshem.com