Shkojnë të blejnë veshje tek Zara, klientët “vënë duart në kokë” nga mesazhet që gjejnë

Një ngjarje jo e zakontë dhe një mënyrë mjaft inteligjente e të protestuarit dhe e të kërkuarit të të drejtave ka ndodhur me punëtorët e kompanisë së veshjeve Zara në Turqi.
Klientët, të cilët kanë shkuar për të blerë veshje, janë habitur kur kanë gjetur në brendësi të bluzave, shënime të ndryshme, në të cilat punëtorët tregonin se nuk i kishin paguar.

u po i blini këto veshje, por ne nuk na kanë paguar ende. Nuk na kanë dhënë rrogat”.Ky ka qenë shkrimi që një prej blerësve ka gjetur në një qendër tregtare në Stamboll. Siç raportojnë mediat lokale, denoncimi është bërë nga punëtorët turq të kompanisë tekstile “Bravo”, bashkëpunëtorë e kompanisë Zara.Punonjësit shprehen se kanë kaluar mbi tre muaj pa marrë rrogat, pas fabrika u mbyll brenda natës. Ata janë bashkuar duke i kërkuar firmës së madhe të veshjeve, Zarës, që t’i paguajë.
MOS HUMB! Tejkalo linkun më poshtë për me tepër informacione