Bebe Rexha në Bubq: Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha mbërriti ditën e sotme me të atin në fshatin Bubq, për t’i ardhur personalisht në ndihmë të prekurve nga tërmeti

“Dua të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar për atë që po ndodh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja.

Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri.

E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh.

Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj.

Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë. “

Këngëtarja gjatë gjithë kohës ka treguar mbështetjen e saj për të prekur nga tërmeti dhe ka premtuar se do ndihmojë familjet e prekura.

Ajo udhëtoi nga SHBA në Bubq për të monitoruar nga afër situatën.

Ndërsa në Instagram shkroi: “Përshëndetje. Më në fund mbërrita në Shqipëri. Po shkoj në fshatin Bubq. Do shohim si janë gjërat dhe do ju mbaj të përditësuar.”