Mond jetimi tregon për tërmetin: S’kam frikë se do vd*es, por s’ka kush të më va.rrosë

Të shumtë janë ata që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, por askush nuk ka folur deri tani për fëmijët jetimë. Për ta është shprehur sot një 27-vjeçar, i cili është rritur në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe është larguar prej aty rreth 9 vite më parë.

Ai ka telefonuar në emisionin “Me zemër të hapur” dhe ka treguar përjetimin e tij, duke bërë apel që të mos harrohen jetimët. Mondi shprehet se jeton i vetëm në zonën e Kombinatit. 27-vjeçari shton se nuk ka frikë nga tërmeti, por se nuk ka asnjë person që të mund ta va.rrosë.

Sipas të riut, edhe nëse i gjithë Durrësi do të shembej, shtëpia e fëmijës do të qëndronte në këmbë. Kjo për shkak se e mbron Zoti.

Duke mos e humbur kurrë shpresën, ai deklaron se do t’ia dalë edhe këtë herë, e gjithmonë i vetëm.

27-vjeçari është shprehur kështu:

Jam Mondi nga Tirana, pjesëtar i shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, tani jetoj vetëm në Kombinat. Isha fillikat vetëm, i vetmi që mendoj është Zoti dhe ai ka shkruar në Kuran “Kush mbron dhe ndihmon jetimët, ka vlerësim nga ai”.
Iu bëj thirrje të gjithëve pa përjashtim, t’i drejtohen këtyre fëmijëve, këtyre krijesave të pashpresë, që në rast tërmeti të drejtohen te shtëpia e fëmijës. Edhe sikur gjithë Durrësi të shembej, ajo shtëpi nuk do të ishte shembur, sepse i ruan Zoti. Ata janë shkak për të jetuar e mbijetuar të tjerët. Unë jam 27 vjeç, kam gati 9 vjet që jam larguar nga shtëpia e fëmijës, jetoj në Kombinat me qira dhe punoj si kamarier e banakier.
Kam një dëm në shpirt, që jam vetëm, do vd.es vetëm. Unë e kam përballuar tërmetin, por e vetmja gjë që mendoja ishte se nëse do vdi.sja, kush do më va.rroste. Nuk kam frikë nga tërmeti, por vetëm nga Zoti. Do ja dal, por si gjithmonë i vetëm”.