Ermal Meta bën gjestin e madh, do rindërtojë shtëpinë e një familjeje të prekur nga tërmeti

Solidarizimi për tërmetin e 26 nëntorit ka qenë i jashtëzakonshëm.

Përveç shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e Diasporës,të cilët bënë gjithçka mundën për vëllezërit e motrat e tyre shqiptarë, të shumtë ishin edhe shtetasit e huaj që dhanë kontributin e tyre, me sa mundësi kishin.

Nuk mungoi as solidarizimi i emrave të njohur VIP, që u solidarizuan me të prekurit e tërmetit shkat.ërrimtar, që la pas 51 vik.tima.

Ndër ta ishte edhe këngëtari me origjinë shqiptare në Itali, Ermal Meta, i cili ka vendosur kontribuojë në ndërtimin e shtëpisë së një prej familjeve të prekura nga tërmeti.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Meta lajmëron se do të ndihmojë në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, e cila u shkatërrua nga tërmeti, që ata të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit.

Ai bëri apel edhe për të tjerët që të japin kontribut për familjet e prekura nga tërmeti, sado i vogël qoftë.

Mesazhi i plotë:

Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që hu.mbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliaj duke dhënë kontributim tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël qoftë.”