Ulërima dhe panik në Tiranë/ Pallati përfshihet nga flakët në Tiranë, qytetari: Zjarrfikësja erdhi me vonesë

Një pallat shumëkatësh në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës.

Një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku dëgjohen ulërima dhe thirrjet për ndihmë të banorëve që jetojnë atje.

Sipas dëshmitarit, zjarri kanë përfshirë hyrjet e pallatit, ashensorin dhe kabllot elektrike.

Fatmirësisht nga ky incident që mund të kishte përfunduar me tragjedi, janë shpëtuar të gjithë banorët e pallatit, disa prej të cilëve kanë marrë lëndime të vogla, por jo serioze.

Qytetari thekson se ambulanca dhe policia janë vonuar mbi 30 minuta.

Ai shton më tej se në pallate është e nevojshme të kryhet një kontroll për kabllot elektrike, pasi probleme të tilla mund të shfaqen edhe në ndërtesat e tjera shumëkatëshe.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq. Zjarr ne yberisht, siguria e pallateve 0. U ishin djegur kabllat e korentit, kishte mor zjarr ashensori dhe gjith hyrjet. Mesova se ishte djeg transformatori , ndersa zjarrfiksja ka ardh me 30 min vones. Shyqyr qe ishin shpetu te gjithe kan pesu vec lendime te vogla, jan mir fatmiresisht t gjithe banoret. Pervec kontrollit per shtyllat e betonit duhet te bojn kontroll dhe per kabllat elektrik. Bejeni problem kte gje sepse edhe pallate tjera do ken kto probleme.

Ulërima dhe panik në Tiranë/ Pallati përfshihet nga flakët në Tiranë, qytetari: Zjarrfikësja erdhi me vonesë on Vidnews.