E turpshme kjo çfarë ndodhi në Shqipëri pas tërmtetit, turpi nuk paska fund!

Mijëra shqiptarë, të pasur dhe të varfër, anembanë botës, u mobilizuan duke dhuruar para, ndihma ushqimore dhe rroba për të prekurit nga tërmeti. Solidaritet i jashtëzakonshëm u tregua edhe nga shqiptarët e Kosovës, të cilët ofruan shtëpitë e tyre për vëllezërit nga Shqipëria, ndërsa u gjenden edhe në frontin e rrënojave duke ndihmuar.

Për në këtë situatë emergjente, ka edhe nga ata që nuk u solidarizuan, por zgjodhën të bëjnë biznes me tragjedinë e shqiptarëve.

Ndryshe nga Vlora dhe Golemi që ofruan të gjitha strukturat e hotelerisë për të dëmtuarit nga tërmeti, Pogradeci dhe Korça , jo vetëm që nuk ofruan asgjë falas, por rriten edhe çmimet për të gjithë qytetarët që u shpërngulen drejt rajonit juglindor.

NA Sipas denoncimeve të mbërritura në Gazetën SHQIP, biznes me tragjedinë e vëllezërve vendosi të bëjë Hotel Millenium, ku në mënyrë të turpshme raportohet se ka rritur çmimet për një natë qëndrimi nga 3 mijë lekë të reja, në 4 mijë lekë.