Pamje prekëse, vogëlushi dhuron kursimet e veta për të prekurit nga tërmeti (Video)

Mijëra qytetarë brenda dhe jashtë vendin janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, që goditi vendin tonë, duke ofruar ndihmë sipas mundësive të tyre.

Përpos rasteve të ndryshme të ndihmave të ofruara, nuk mund mos tërheqë vëmendje gjesti i shembullor i një djali të vogël, i cili ka vendosur që kursimet e veta t’ia japë një familje të prekur nga tërmeti.

Teksa përcjell në Instagram momentet emocionuese, kur vogëlushi i dorëzon në duar poçin e tij të kursimeve një vajze të vogël, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vlerëson veprimin e tij shembullor.

“’Janë kursimet e mia, është dhuratë nga ana ime” – ca engjelli i bukur Ajki Nurka, që iu qep pas skuadrës sonë të emergjencave në Vaqarr në ndihme të familjes Nozlli! #TiranaSolidare”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa publikon edhe videon.

"Janë kursimet e mia është dhuratë nga ana ime" – çfarë engjëlli i bukur Ajki Nurka, që iu qep pas skuadrës sonë të emergjencave në Vaqarr në ndihmë të familjes Nozlli! 🙏🏻❤️#TiranaSolidare

Gepostet von Erion Veliaj am Sonntag, 1. Dezember 2019