FSK ka marrë lëvdata rekorde nga Tirana zyrtare, kori i korbave në Kosovë bën më keq se Milosheviçi

Në Shqipëri po vazhdojnë tërmetet, janë çu në këmbë ekspertët e botës m’i qetësu shqiptarët e tmerruar, që në çdo çast presin tërmetin e ‘radhës’, nuk dinë kah t’ia mbajnë e nuk bëjnë gjumë, sepse për pesë ditë ndodhën 1330 tërmete, kurse ‘kori i korbave’ të Kosovës kanë luks të lazdrohen, janë çu peshë dhe po e imtojnë qeverinë shqiptare m’i ndërpre të gjitha punët e m’u marrë me Kosovën.

U dashka me ju lëmu juve, para buke e mbas buke.

Mos nuk e keni për FSK-në, por e keni për veten, se FSK ka marrë lavdata rekorde (bile të tepërta) nga Tirana zyrtare që në çastin kur u nis për ndihmë në Shqipëri.

Nuk është etike kërkesa për ‘mirënjohjen’ që s’mungon.

Si Nëna Terezë m’i pas çu hundtë pse s’po e lavdëron bota orë e çast.

Asnjë popull, asnjë qeveri në botë nuk po bëjnë propagandë kundër Shqipërisë, nuk po kërkojnë lavd’ e mirënjohje nga qeveria shqiptare (e nga viktimat) për ndihmën që e kanë dhënë e po e japin, madje as serbët, përveç neve, me t’njofshëm.

Ku është e ku s’është e gjeni një rome që ende s’ka gjetur strehim në Kosovë, për të turpëruar krejt shqiptarët e Kosovës dhe për ta hedhur në baltë solidaritetin e madh që ndodhi.

Kështu vepronte Serbia e Millosheviçit, RTS e gjenin (apo e maronin) një shqiptar të lodhur me plis të palarë në kokë, ulur diku si bjerrakohës në ndonjë lëndinë, e gjenin një grua të moshuar me sajgi e opinga që kërkonte lëmoshë afër një xhamie dhe me fotografitë e tyre gjithmonë (ama gjithmonë) e prezantonin kulturën e shqiptarëve të Kosovës./Marrë nga Facebook-u i autorit.