Nuk mbajti premtimin që kishte dhënë, fermerët tërheqin zvarrë kryetarin

Pakënaqësia ndaj kryetarit të fshatit ka arritur kulmin në Meksikë. Banorët e kanë marrë zvarrë kryetarin e tyre duke e lidhur pas një makine pasi e nxorrën nga zyra e tij.

Policia ndërhyri për të shpëtuar kryetarin jose Luis Escandon Hernandez, për të cilin u raportua se nuk ka pasur dëmtime të mëdha.

Kjo nuk ihste hera e parë që kryetari i fshatit su/lmohej nga fermerët e asaj zone që kërkojnë nga ai vetëm riparimin e një rruge lokale, premtim i dhënë nga ai kohë më parë. Autoritetet kanë dërguar forca shtesë në rajonin Chiapas për ta siguruar rendin publik pas kësaj ngjarjeje të pazakontë.

Kryetarët e qyteteve dhe politikanët lokalë në Meksikë shpesh brien pre e su/lmeve nga bandat e drogës, sidomos kur refuzojnë të bëhen pjesë e skemave të tyre kriminale, por ndodh më rrallë që zyrtarët të sul/mohen për shkak të premtimeve të dhëna para zgjedhjeve.

Escandon tha se do t’i padisë personat e dyshuar për rrëmbim dhe vr//asje në tentativë.