Regjizori Grishaj tregon anën tjetër të Arbanës: Ajo është opozitarja ime më e madhe

Para dy ditësh, regjisori Eduart Grishaj për publikë për të gjithë premierën e filmit të tij me metrazh të shkurtër “Gjyshja”, film i bazuar në një histori të vërtetë që hedh dritë mbi realitetin në Malësinë e Madhe.

I ftuar në studion e Top channel, emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, regjisori shprehu mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët dhe miqtë që e kanë mbështetur, pasi suksesi i këtij projekti i jep më shumë vullnet për të ecur përpara.

Teksa drejtuesja nisi ta ngacmonte për deklaratën e mbrëmshme gjatë premierës, ku e cilësoi partneren e tij Arbana Osmani si gjënë më të mirë që ka, Grishaj preferoi të mos përsëriste fjalët, por theksoi se Arbana është edhe kritikuesja e tij më e madhe.

“Përvec asaj që kam thënë, se s’dua ta përsëris, Arbana është opozitarja ime më e madhe dhe ajo që bën kritikat më të mëdha. Normalisht është reciproke marrëdhënia e punës me Arbanën te kritikat ndaj njëri-tjetrit, ashtu sikurse bashkëpunimi që ne kemi te projektet që përkrahim njëri-tjetrin”, u shpreh ai.