E PAIMAGJINUESHME / E lindi dhe e futi në një qese plastike, nëna filmohet duke braktisur foshnjën jashtë një supermarketi

Një nënë është filmuar duke braktisur foshnjën që sapo e kishte sjellë në jetë.

Sipas asaj që duket në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, gruaja e ka futur fëmijën në një qese plastike dhe më pas e braktis jashtë një superparketi në Rusi.

Thuhet se fëmija u braktis vetëm pak kohë pasi ishte lindur në një shkurre aty pranë. Foshnja u gjet pa rroba, me shenja hipotermie nga menaxheri i marketit në fshatin Cheremshan, Rusi.

Gruaja 36-vjeçare, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, ka dy fëmijë të tjerë të rritur ndërsa dhimbjet e lindjes i nisën ndërkohë që ecte në rrugë.

Ajo e solli fëmijën në jetë tek një shkurre në rrugë dhe kordonin e kërthizës ia preu vetë.

Më pas, siç duket edhe nga pamjet, ajo e fut fëmijën në qese, e lë tek cepi i marketit dhe duket sikur e ka me dy mendje braktisjen.

Gjithsesi, në fund e vendos, e lë fëmijën dhe largohet.