LAJMI FUNDIT / Ka vd.ekur albanologu gjerman Wilfried Fiedler

Albanologu gjerman Wilfried Fiedler ka vde.kur sot në moshën 86 vjeçare në Gjermani. Ai konsiderohet një prej gjuhëtarëve më të shquar gjerman dhe njëri nga albanologët më të rëndësishëm të kohës sonë.Lajmi për vdekjen e albanologut të njohur e kumtoi Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës përmes një komunikate për media.Akademik Fiedler ka lindur në Oberfrohna të Gjermani në vitin 1933. Në vitet 1951-1955 ai ndoqi studimet për sllavistikë dhe për filologji të tjera të Evropës Lindore dhe Juglindore në Universitetin e Humboldit në Berlin.

Pas vitit 1955 ishte bashkëpunëtor shkencor në Akademinë e Shkencave në Berlin. Bashkë me Erih Stokmanin mori pjesë në ekspeditën në Shqipëri.Nga viti 1959 ishte mësimdhënës për gjuhën, letërsinë dhe folklorin shqiptar në Berlin. Më 1959 qëndroi për qëllime hulumtimi në Shqipëri. Më 1961 doktoroi në fushën e ballkanologjisë në Universitetin e Humboldit.Fiedler ishte bashkëpunëtor shkencor në Komisionin e gjuhësisë (1963-1967) dhe në Institutin për Gjuhët dhe Kulturën Romane në Akademinë e Shkencave të Gjermanisë në Berlin (1967-1968). Bashkë me Oda Buholcin (Buchholz) drejtoi grupin hulumtues për ballkanistikë në kuadër të Institutit Qendror të Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave në Republikës Demokratike të Gjermanisë në Berlin (1968-1988).Prej vitit 1989 dhe deri më 1998 ishte profesor i albanologjisë në Universitetin “Ludëig-Maximilian” në Munih. Më 1991 u zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).