Kajan bën 11 muajsh, fotografohet duke shëtitur me Erionin dhe Ajolën

11 muaj më parë, Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë Kajan. Dyshja është treguar shumë e rezervuar dhe rrallëherë kanë publikuar foto me të.

Në shumicën e postimeve ata ja kanë fshehur fytyrën duke ruajtur kështu privatësinë e tij. Kajan tashmë është rritur dhe mbasditet i kalon me prindërit e tij duke shëtitur.

Çifti i famshëm janë fotografuar së fundmi teksa kanë qenë së bashku me djalin në një shëtitje në Tiranë. Në disa foto të siguruara nga ‘Tirana Post’, Erioni dhe Ajola shihet të veshur në mënyrë sportive, teksa kryebashkiaku shtyn karrocën ku ndodhet i biri.