Serbët dhe rusët në panik, do t’u merret pasuria në Mal të Zi

Mijëra të huaj dhe pronarë objektesh pa leje në Malin e Zi do të përballen me telashe pasi deri më 16 korrik, afat ligjor, nuk i kanë dorëzuar dokumentet për legalizim.
Kjo do të thotë se një numër i madh i shtetasve të huaj, pronarë të objekteve pa leje, në mesin e të cilëve më së shumti ka serbë dhe rusë mund të mbesin pa pasuri.

Nëse nuk i kanë dorëzuar aplikacionet në afatin që ua ka caktuar komuna, ata do të lënë hipotekë objektet e papërfunduara si garanci që pronarët do t’i paguajnë tatimet.

Siç njoftojnë mediat serbe, disa pronarë të ndërtimeve ilegale kanë kontaktuar autoritetet malazeze, duke u thënë se nuk kanë qenë të njoftuar për çështjen e legalizimeve dhe se kanë pritur që të njoftohen lidhur me këtë nga organet kompetente.

Por, në Ministrinë e Turizmit dhe organin që merret me legalizime kanë thënë se nuk kanë pasur obligim që t’u dërgojnë njoftime të veçanta pronarëve të patundshmërive ilegale.

Ata kanë thënë se kanë bërë një kampanjë intensive rreth kësaj çështje në mediat serbe dhe në mediat ruse në Mal të Zi.

Po ashtu, kanë theksuar se qytetarët serbë që kanë prona në Mal të Zi kanë mundur t’i dërgojnë dokumentet për legalizim edhe me postë.

Mediat serbe bëjnë me dije se rreth 20 mijë pronarë shtetas serbë të vilave në Mal të Zi do të mbesin pa pasuri, sepse nuk kanë dorëzuar kërkesat për legalizim.

Tërbohen serbët nga fjalët e Presidentes kroate : Kosova është Shqipëri

Presidentja kroate, ia jep meritat Shqipërisë për luftën e kosovarëve në Kroaci

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila po qëndron në Shqipëri, ka falënderuar komunitetin shqiptar në Kroaci për kontributin e tyre për atdheun e saj. Në luftën e Kroacisë thuhet se kanë marrë pjesë mbi 2500 shqiptarë, rreth 90 prej tyre janë vrarë, ndërsa rreth 40 konsiderohen të zhdukur, sipas të gjitha vlerësimeve, të gjithë kosovarë.

Kitaroviç tha gjatë një konference për shtyp me Presidentin e Shqipërisë tha se shqiptarët kanë luftuar për lirinë e Kroacisë, madje dhjetëra prej tyre kanë dhënë edhe jetën.

“Sot diskutuam për bashkëpunimin mes Kroacisë e Shqipërisë dhe Shqipëria ishte miku jonë kur miqtë ishin të paktë.

Nga komuniteti shqiptar në Kroaci, që janë rreth 10.000 shqiptarë, 2.500 ishin vullnetar në luftën e Kroacinë.

87 humbën jetën, 37 janë të zhdukur.

“Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe i jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë”, tha Kitaroviç në një konferencë të përbashkët me presidentin Ilir Meta.

Tashmë dihet se shqiptarët, pas shpërthimit të luftës në hapësirën e ish-Jugosllavisë kishin braktisur armatën jugosllave duke iu bashkuar forcave kroate. Nga figurat e njohura që kanë marrë pjesë janë Agim Ceku i cili më vonë iu bashkua edhe UCK’së, Bekim Berisha –Abeja i cili po ashtu iu bashkua luftës së Kosovës si dhe Gjenerali Rrahim Ademi i cilu u gjykua edhe në Hagë për luftën e tij në radhët e kroatëve.screenshot_89

 

Biznesmeni më i pasur në Shqipëri, po e blen Ferronikelin

Biznesmeni më i famshëm dhe më i pasur i Shqipërisë, Saimir Mane, po shtrihet me biznese edhe në Kosovë.

Siç merr vesh Metro, kompania e Manes që quhet ‘Balfin Group’ është në negociata për të blerë Ferronikelin.

Mane po e blen Ferronikelin nga kompania greke ‘Cunico Resources’, e cila ka më së shumti aksione në këtë kompani.

Për këta të fundit u raportua se kanë probleme të mëdha financiare, madje edhe çuan në falimentim një kompani në Maqedoni.

Sidoqoftë, Ferronikeli ishte në një gjendje mjaft të vështirë financiare e cila nuk arriti të zgjidhet për vite të tëra.

Ndryshe, Samir Mane është sipërmarrësi më i pasur shqiptar. 51 vjeçari është miliarderi i parë Shqiptar. Ai është president dhe pronar i grupit BALFIN, i cili është grupi më i madh i investimeve private në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore.

Kjo e bën Manen jo vetëm një nga biznesmenët më me ndikim në Ballkanin Perëndimor, por një histori suksesi për Shqipërinë.Balfin Group ka krijuar një reputacion të tij si Grupi më aktiv dhe inovator falë ideve të suksesshme të investimeve, të cilat kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve. Sot, me zyrat qëndrore në Tiranë, Grupi Balfin është prezent me aktivitetin e tij përtej kufijve të Shqipërisë, në Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Dubai, Kosovë, Greqi, Itali, Hong-Kong dhe Amerikë.

LISTA Biznesmeni më i pasur në Shqipëri, po e blen Ferronikelin

Biznesmeni më i famshëm dhe më i pasur i Shqipërisë, Saimir Mane, po shtrihet me biznese edhe në Kosovë.

Siç merr vesh Metro, kompania e Manes që quhet ‘Balfin Group’ është në negociata për të blerë Ferronikelin.

Mane po e blen Ferronikelin nga kompania greke ‘Cunico Resources’, e cila ka më së shumti aksione në këtë kompani.

Për këta të fundit u raportua se kanë probleme të mëdha financiare, madje edhe çuan në falimentim një kompani në Maqedoni.

Sidoqoftë, Ferronikeli ishte në një gjendje mjaft të vështirë financiare e cila nuk arriti të zgjidhet për vite të tëra.

Ndryshe, Samir Mane është sipërmarrësi më i pasur shqiptar. 51 vjeçari është miliarderi i parë Shqiptar. Ai është president dhe pronar i grupit BALFIN, i cili është grupi më i madh i investimeve private në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore.

Kjo e bën Manen jo vetëm një nga biznesmenët më me ndikim në Ballkanin Perëndimor, por një histori suksesi për Shqipërinë.Balfin Group ka krijuar një reputacion të tij si Grupi më aktiv dhe inovator falë ideve të suksesshme të investimeve, të cilat kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve. Sot, me zyrat qëndrore në Tiranë, Grupi Balfin është prezent me aktivitetin e tij përtej kufijve të Shqipërisë, në Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Dubai, Kosovë, Greqi, Itali, Hong-Kong dhe Amerikë.

Zoti e dergoi Xhibrilin alejhi selam ne Xhenet dhe i tha:

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Pasi që Allahu (Azze ue Xhel) e kishte krijuar xhenetin dhe xhehnemin, Ai e dërgoi Xhibrilin (alejhis-selam) në xhenet dhe i tha:” Shikoje atë dhe atë që kam përgatitur për banorët e tij! ”Xhibrili shikoi në të, u kthye dhe tha: ”Pasha fuqinë Tënde! Askush nuk do të dëgjojë për të, vetëm se ata do të hyjnë në të. ”Pastaj Allahu urdhëroi që Xheneti të rrethohet me vështirësi. Pastaj Ai i tha Xhibrilit alejhi-selam: ”Shko dhe shiko në të!” Atëherë Xhibrili tha: ”Pasha fuqinë Tënde! Unë kam frikë se askush nuk do të hyjë në të.” Allahu i tha:” Shko dhe shikoje xhehnemin dhe çfarë Unë kam përgatitur për banorët e tij.! ”Ai shikoi në të, u kthye dhe tha:” Pasha fuqinë Tënde! Askush nuk do të dëgjojë për të dhe pastaj të hyjë në të. ”Pastaj Allahu urdhëroi që ai të rrethohet me epshe. Pastaj Ai i tha: ”Shko dhe shiko në të.” Atëherë Xhibrili tha: ”Pasha fuqinë Tënde! Unë kam frikë se askush nuk do të mbetet pa hyrë në të.”

Kodi i njeriut ,pjesa e trupit e cila nuk kalbet kurrë

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se Profeti (alejhis-selam) ka thene: ”Te gjithë pasardhësit e Ademit do të kalben në tokë, me perjashtim të kërbishtit. Nga ai njeriu u krijua dhe nga ai sërish do te ringjallet.” {Buhariu, Nesaiu, Ebu Daudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi ne librin e tij – El Musned dhe Maliku ne librin e tij – El Mouattava}

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se Profeti (alejhis-selam) ka thene: ”Eshtë nje asht i njeriut, i cili kurre nuk kalbet në tokë. Nga ai asht do të ringjallet njeriu nga Allahu.“ Ata e pytën Profetin (alejhis-selam): ”Cili është ai asht?“ Ai (alejhis-selam) tha: “kërbishti”. Buhariu,_

O Zoti im, më jep shëndet

Allahumme afini fi bedeni, Allahumme afini fi semi, Allahumme afini fi besari, la ilahe il-la ente, eudhu bike minel-kufri wel-fakri, we eudhu bike min adhabil-kabr, la ilahe il-la ente.

(O Zoti im, më jep shëndet në trupin tim, O Zoti im, më jep shëndet në të dëgjuarit tim, O Zoti im, më jep shëndet në të parët tim. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje. O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri e varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi I varrit. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje.)

(3 herë)

A e dini shkallën ideale të lartësisë dhe peshës për gratë dhe burrat? Kjo tabelë do t’ju japë përgjigjen e duhur! (FOTO)

Në mënyrë që të jemi të shëndetshëm, duhet të kujdesemi për peshën tuaj, të jemi fizikisht aktiv dhe të ushqeheni të shëndetshëm. Ju ndoshta e dini se rëndësia e lartësisë dhe peshës është e rëndësishme dhe ka tabela të ndryshme që tregojnë numrin optimal të kilogramëve në përputhje me lartësinë tuaj që keni.

Këtu do t’ju tregojmë një tabelë që tregon saktësisht këtë lidhje. Këtu do të shihni se cila është pesha optimale për gratë dhe burrat. Përveç kësaj, duhet të mbani në mend pesha nuk varet vetëm nga lartësia, por edhe nga gjinia, mosha dhe faktorë të tjerë.

Shikoni këtë tabelë për t’ju ndihmuar të njihni vlerat, sigurisht që varet nga personi ndaj personit. Megjithatë, jini të shëndetshëm dhe të jeni fizikisht aktiv.

20 mijë bletë ndjekin një veturë dy ditë rresht, arsyeja shumë interesante

Në Wells, një veturë për dy ditë ka qenë e pushtuar nga 20 mijë bletë, dhe e gjithë pasi që mbretëresha e tyre kishte ngecur në bagazhin e kësaj veture.

Carol Howarth, 65, pronarja e makinës, tha se ishte habitur kur kishte parë atë tufë bletësh të mbledhura tek makina e saj. “Ishte e pabesueshme, me të vërtetë. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Një gjë e tillë tregon asgjë tjetër veçse forcën e natyrës” ka thënë Howarth.

Gjyshja kishte parkuar makinën e saj në qendër të qytetit, në kohën e drekës, për të bërë pazar. Por, kur ajo ishte larguar, mijëra bletë papritmas vërshuan drejt makinës së saj duke i lënë kalimtarët të habitur me këtë spektakël gumëzhitës.

Ndërsa ajo ishte duke bërë pazar, skuadra e shpëtimit kishte arritur të kapte bletët. Duke menduar se çdo gjë kishte përfunduar, ajo u nis për në shtëpi, por nuk përfundoi me kaq. Disa bletë nga tufa e përndoqën gjyshen deri në shtëpi. Ajo thërriti përsëri skuadrën që kap bletët dhe kështu gjetën bletën mbretëreshë brenda.